Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR KONFERENCA “LE TË BËHET BARAZIA REALITET”

9. tetor 2015.

Beograd – Me rastin e përfundimit të projektit “Le të bëhet barazia realitet”, Komesionerja për mbrojtjen e barazisë dhe Shtëpia për drejtave të njeriut dhe për demokraci, dje kanë organizuar konferencën përmbyllëse.

Brankica Jankoviq, Komesionere për mbrojtjen e barazisë, ka shprehur gëzimin përshkak pjesëmarrjes në projektin i cili kontribuon në ndërtimin e një Serbie më me tolerancë dhe ë hapur, por edhe shpresën që në të ardhmen ndryshmëritë të jen të njohura si pasuri dhe potencial.

„Numri i ankesave rritet, mirëpo dëshiroj që ky numër të zvogëlohet. Është e nevojshme që të gjithë sëbashku të punojm në këtë”, ka thënë Jankoviq.  

 „Ne kemi ligje, kemi mekanizma kundër diskriminimit, mirëpo atë çka nuk e kemi është kultura e drejtave të njeriut“, tha Vesna Petrovqi, përfaqësuese e Shtëpisë për të drejtat e njeriut dhe demokraci.

Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjët të njihen me diskriminimin dhe ta promovojnë kulturën e cila rrespekton tolerancën dhe diversitetin.

 „Mos e dhashtë Zoti të jemi të gjithë të njejtë“, ka thënë Petroviq.

Janë prezentuar rezultatet më të rëndësishme të projektit. Anëtarët e organizatave rinore nga Novi Pazari, Tutini, Presheva, Bujanoca dhe Subotica, kanë paraqitur rezultatet e fushatave të tyre lokale të cilat dedikohen për rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për problemet e diskriminimit të grupeve pakicë dhe të margjinalizuara, ndërsa këto janë realizuar përmes mbështetjes mentorale të Komesares dhe Shtëpisë për të drejtat e njeriut dhe demokraci. Në tubim për herë të parë është shfaqur edhe filmi dokumentar në temën e diskriminit të pakicave nacionale dhe etnike në Serbi, nga prespektiva e nxënësve të shkollave të mesme nga nacionalitete të ndryshme, por edhe përfaqsuesve të këshillave kombëtar të pakicave. Filmi është realizuar në kuadër të projektit, ndërsa është nënshkruar nga regjisori i vlerësuar me shumë çmime, regjisori Stevan Filipoviq.

Projekti dyvjeçar, i cili me sukses është realizuar përmes mbështetjes së Mbretërisë së Norvegjisë, në mënyrë të konsiderueshme ka kontribuar kundër diskriminimit dhe avansimit të barazisë në Serbi, përmes aktiviteteve të realizuara në nivelin lokal, në bashkëpunim me këshillat kombëtar të pakicave, grupet rinore dhe organizatat e shoqërive civile të cilat punojnë me të rinjë.

Burimi: Qendra Resur dhe Trupi Koordinues