Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË LËSHUAR NË QARKULLIM HEKURUDHA E RINOVUAR VRAJSKA BANJË - RISTOVCË

3. mars 2017.

Vrajë – Rikonstruktuimi i hekurudhës Banjë e Vrajës – Risotvcë në hekurudhën e Koridorit 10, e gjatë prej 17,7 kilometra, është hapur dje në praninë e kryeministrit Aleksandër Vuçiq, dhe në këtë pjesë të hekurudhës në vend të 50 km/h  tani mund trenat të qarkullojnë në shpejtësi prej120 km/h.

Vlera e punimeve është 10,5 milionë dinarë. Në këtë drejtim gjenden edhe dy pjesë “jugore”, rikonstruktuimi i të cilave do të financohet gjithashtu nga kredia ruse.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja Qeverisë dhe ministrja e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës Zorana Mihajloviq, ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Çepurin, drejtori gjeneral “RZHD International”, Sergej Pavlov dhe u.d i drejtorit gjeneral “Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë”, Dushan Gariboviq.

„Kemi filluar ta kthejmë besimin e qytetarëve në hekurudhat serbe”, ka deklaruar Vuçiq në hapjen e rikonstruktuimit të kësaj pjese të hekurudhës.

Kjo pjesë punohet nga kredia ruse, ndërsa kryeministri në hapjen zyrtare ka porositur miqëve rus se dy vendet mund të vazhdojnë edhe bashkëpunimin më të mirë dhe të suksseshëm.

Vuçiq theksoi se me njërin ndër investitorët më të mëdhenj dhe më të pasur në botë është biseduar rreth investimeve në shumë banja të Serbisë, ndërsa dëshira e tij është që gjithë këtë si “klaster” t`ia ofroj tregut.

„Bisedoj edhe për Banjën e Bujanocit dhe pardje kam pasur shumë bisedime të rëndësishme me investitorët e fuqishëm dhe për banjën e Bujanocit, Sijarinës, Nishit dhe Zvocës”, tha Vuçiq në Vrajë.

Ambasadori i Rusisë, Aleksandar Çepurin deklaroi se Rusia dhe Serbia duhet të avansojë bashkëpunimin ekonomik dhe se infrastruktura duhet të bëhet njëri ndër “klasterët” më të rëndësishëm të bashkëpunimit të dy vendeve.

„Bashkëpunimi duhet të forcohet edhe në fushën e energjetikës, bujqësisë, turizmit dhe ndërtimtarisë”, tha Çepurin.

 „Hekurudhat ruse dhe serbe mund sëbashku të punojën edhe jashtë kufijve të Serbisë”, ka deklaruar drejtori gjeneral i kompanisë RZHD International, e cila realizon projektet e hekurudhës në vendin tonë, Sergej Pavllov.

 „Përvoja e përbashkët të cilën e kemi arritur edhe themelet e këtij vëllezërimi të cilën e kemi arritur do të jetë shumë i nevojshëm edhe në të ardhmen dhe shpresojmë që kur të punojmë edhe jashtë kufijve të Serbisë”, tha Pavlov në Vrajë.

 „Qeveria e Serbisë ka dhënë energji të re sketorit të hekurudhës dhe e ka vendosur hekurudhën serbe në rrjetin europian të hekurudhave”, ka deklaruar u.d i drejtorit gjeneral të Infrastrukturës së Hekurudhës së Serbisë, Dushan Gariboviq.

Burimi: Tanjug, Politika, Blic, Telegraf, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues