Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HEQUR SITUATA E JASHTËZAKONSHME NË MEDVEGJË

25. janar 2017.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka sjellur vendimin mbi heqjen e situatës së jashtëzakonshme në këtë komunë.

Në vendim theksohet se situata e jashtëzakonshme është hequr “përshkak të heqjes së rrezikshmërisë”, e cila ka qenë përshkak të të rënave të mëdha të borës dhe rrezikut për banorët, për të mirat material dhe mjedisin jetësor.

„Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme të komunës së Medvegjës pa ndërprerë përcjell të gjitha ngjarjet në terren, ndërsa përcjell edhe të gjitha pjesët e komunës të cilat janë nën borë”, thuhet në këtë vendim.

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme do të apeloj në popullatë se po nëse vjen deri tek shkrirja e madhe borës, në nëmyrë adekuate dhe në përputhje me ligjin të sillemi ndaj mjedisit jetësor dhe të mos hudhen plehrat dhe mbeturinat tjera në ujrat dhe pellgjet lumore, çka është një veprim preventiv për qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet, thuhet në vednimin mbi heqjen e situatës së jashtëzakonshme në komunën e Medvegjës. 

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues