Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR “SOS TELEFONI” PËR PARAQITJEN E RREZIKIMIT TË GAZETARËVE

4. mars 2021.

Beograd - Gazetarët në Serbi që besojnë se siguria e tyre është e rrezikuar mund ta raportojnë atë falas në "SOS telefonin" i cili është i qasur non-stop (0800 100 115), nga 1 marsi i këtij viti.

Qeveria e Serbisë njoftoi se juristët të cilët kanë përvojë në punën në rastet e dhunës ndaj punëtorëve të medias do t'i përgjigjen thirrjeve telefonike. Gazetarët do të marrin informacion prej tyre në lidhje me kontaktet në polici dhe zyrën e prokurorit përgjegjës për rajonin në të cilin ata punojnë ose ku ka ndodhur një kërcënim ose akt i dhunshëm.

Në rastin e veprave që nuk ndiqen sipas detyrës zyrtare, por në procese gjyqësore private, gazetarët do të marrin informacion se si të shkruajnë një proces gjyqësor ose do të referohen në mbështetjen ligjore të shoqatës së gazetarëve, thuhet në njoftim.

Ky shërbim u prezantua si pjesë e aktiviteteve të Grupit Punues për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili ishte themeluar nga Qeveria e Serbisë, dhe Telekom Srbije siguroi pajisje dhe mundësoi koordinimin me të gjithë operatorët.

"Ky është hapi i parë në realizimin e aktiviteteve të planifikuara për të mbrojtur gazetarët dhe për të rritur sigurinë. Në këtë mënyrë, ne do të thjeshtojmë raportimin e kërcënimeve dhe sulmeve dhe gjithashtu do të informojmë dhe edukojmë gazetarët për realizimin e të drejtave të tyre", tha anëtari i Grupit Punues, Veran Matiq.

Burimi: FoNet, Danas dhe Trupi Koordinues