Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR QENDRA PËR PRANIMIN E EMIGRANTËVE NË BUJANOC

19. tetor 2016.

Bujanoc – Në Bujanoc është hapur qendra e përkohshme për pranimin e emigrantëve me kapacitet prej 250 persona. Ndodhet në objektin e fabrikës së dikurshme të baterive “DP Svetlost” në Bujanoc, afër autoudhës Shkup-Beograd, në rrugën kryesore që kalojnë emigrantët përmes Serbisë. Hapësira e saj është 2.000 metra katror.

Ministri Vulin gjatë vizitës në këtë qendër tha:

„Ne do të mundohemi që sipas mundësive tona të zvogëlojmë numrin e tendave, të rrisim numrin e krevateve dhe numrin e strehimore të forta, ku njerëzit mund të qëndrojnë për një periudhë të caktuar, por Serbia nuk është hapësir në të cilën mund të hyjnë dhe dalin pa asnjë kontroll, dhe posaçërisht pa kontrollimin e numrit të tyre”, ka deklaruar Vulin.

“Ne rrisim kapacitetet tona, nuk mund të pranojmë shumë njerëz sa objektivisht mundemi. Serbia nuk është dhe nuk mund të jet parking për emigrantët dhe njerëzit të cilët nuk mund askund të shkojnë, por pë rata të cilët janë këtu legalisht dhe me dëshirën e tyre, ne do të sigurojmë qëndrimin e tyre sipas standarteve  deri sa statusi i tyre juridik të zgjidhet”, tha Vulin.

Ministri Vulin ka vizituar këtë qëndër sëbashku me shefin e Sektorit të I të Delegacionit të UE-së në Serbi, Nikola Bizel.

Bizel ka thënë se UE-ja ka ndarë 340.000 euro për konstruktuimin e këtij objekti dhe ka sqaruar se këto të holla nuk janë harxhuar vetëm për rekonstruktuimin e ndërtesës, por edhe për blerjen e pajisjeve, ndërtimin e këndit të posaçëm për fëmijë etj. Ai shtoi se rekonstruktuimi i këtij objekti pjesë e përkrahjes së UE-së ndaj Serbisë që nga fillimi i krizës së emigrantëve, prej kur Serbisë i ka ndihmuar me 40 milionë dinarë.

Qendrën për Pranim, sëbashku  me Vulinin dhe Bizelin e kanë vizituar edhe komesari për refugjatë Vlladimir Cuciq, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit dhe kryeshefi i administratës komunale në Bujanoc, Ismail Pajaziti.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues