Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR NDËRTESA E RIKONSTRUKTURUAR E KOMUNËS SË MEDVEGJËS

20. maj 2019.

Medvegjë - Kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, kanë prerë shiritin e kuq dhe kështu kanë hapur ndërtesën e rindërtuar të Kuvendit Komunal të Medvegjës, në të cilin janë  investuar gjithsej 53 milionë dinarë.

Trupi Koordinues investoi 45 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është bërë nga vetëqeverisja lokale, e cila gjithashtu do të ndajë  shtesë edhe rreth 1.2 milion dinarë për mobilje.

Ndërtesa prej 1000 metra katrorë është ndërtuar në vitet 1950 dhe ishte shkatërruar plotësisht.

Pamja e saj është ndryshuar tani si brenda ashtu edhe jashtë, dhe një pjesë është përmirësuar. Njëra nga risitë është që është bërë zgjërimi i sallës së Kuvendit me kabinat për përkthyes, pasi që bëhet fjalër për një komunë shumëkombëshe.

Hapja e objektit të ri u organizua për Ditën e Komunës, ku, me praninë e zyrtarëve të shumtë, pritet një ceremoni ku do të ndahen çmime dhe mirënjohje.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues