Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR NDËRTESA E RE E PARALELES SË FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS NË BUJANOC

18. nëntor 2015.

Bujanoc – Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dje me rastin e hapjes së ndërtesës së Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc ka thënë se kushtet për studime në Bujanoc nuk janë as në Fakultetin Juridik në Beograd, ndërsa studentët i ka ftuar që të mësojnë, duke thënë se dituria është më e madhe se secila politikë.

Kryeministri Vuçiq në fjalimin e tij për studentët ka thënë se edhe si sukses i tyre është se kanë mundur që t’i tejkalojnë të gjitha tensionet lokale dhe kështu sëbashku të studiojnë shqiptarët, serbët dhe romët dhe duke ftuar studentët që hapurazi të flasin për të gjitha problemet dhe jo t’i vendosin ato nën qilim.

„Deri sa të flasim kjo është mirë, jam i bindur që ato bisedime nuk do të ndërpriten. Të gjitha bisedimet kontribuojnë jetës së mirë të qytetarëve të Bujanocit dhe Preshevës“, ka thënë Vuçiq.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë ka thënë se Qeveria e Republikës së Serbisë në periudhën e ardhshme do të angazhohet në hapjen e fabrikave të reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

„Kjo ka qenë kërkes e të njerëzve të cilët më priten para ndërtesës së fakultetit, të cilët janë të pa punë, as shqiptarët as serbët nuk kanë përmendur përkatësinë e tyre nacionale apo fetare, të gjithë kanë kërkuar që shumë fabrika të hapim në Bujanoc. Jam i sigurt që do të krijojmë rezultat serioz dhe të rëndësishëm në të ardhmen, me të cilat do të jenë të kënaqur serbët dhe shqiptarët, sepse Qeveria e Serbisë nuk bën dallime në mes qytetarëve të saj“, ka thënë Vuçiq.

Me rastin e hapjes së ndërtesës së fakultetit në Bujanoc, në solemnitetin e dorëzimit të diplomave kanë marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Davenport, shefi i OSBE-së në Serbi, Peter Burkhart dhe ambasadori i Zvicrrës, Zhan Daniel Ruh.

„Për juve mbetet që përmes arsimimit, këmbënguljes dhe unitetit t`i thyeni të gjitha paragjykimet të cilat shumë shpesh kufizojnë këtë rajon, që të përdorni kapacitetet e tuaja të jashtëzakonshme dhe të bëheni krah për krah me pjesën tjetër të Europës“, ka thënë Davenport.

Ruh gjatë fjalimit për studentët ka nënvizuar rëndësinë e arsimimit në dy gjuhë dhe ka thënë se vetëm arsimimi nuk është i mjaftueshëm.

„Duhet të mësoni por edhe të punoni, e rëndësishme është që të krijoni shprehi pune në atë se çka keni mësuar, sepse kjo është mënyra më e mirë që të kontribuoni në zhvillimin e komunës dhe vendit tuaj“, ka thënë Ruh.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se jugu i Serbisë nuk është pikë e krizës, por vendi ku do të dominojnë kulturat e ndryshme dhe ku dallimet etnike do të përfaqësojnë pasuri.

Prej përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë kanë marrë pjesë edhe ministri arsimit Sërgjan Verbiq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, mbrojtësi i qytetarëve, Sasha Jankoviq dhe dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak.

Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Sërgjan Verbiq, ka vlerësuar se hapja e shkollave dhe fakulteteve është shumë e rëndësishme për secilën bashkësi, ndërsa posaçërisht për mjediset me popullatë të përzier. Ai ka thënë se “hapja e paraleles së Fakultetit Ekonomik është me kujdes e planifikuar dhe në këtë planifikim kanë qenë të përfshirë shumë akterë të rëndësishëm të vendit, si dhe shumë organizata dhe institucione”.

Dekani i Fakultetit në Subotic, Nenad Vunjak, ka thënë se para katër viteve kur është hapur Paralelja e këtij fakulteti në Bujanoc, ka qenë e pasigurt se a do ta presin studentët përfundimin e ciklusit katër vjeçar të arsimimit, sepse nuk ka pasur hapësirë adekuate, mirëpo me përpjekjet e përbashkëta kemi ardhur deri tekj kjo që në tetor të diplomojnë 12 studentët e parë në Bujanoc.

Vunjak duke iu drejtuar studentëve në amfiteatrine sapo ndërtuar tha se përkundër të gjitha paqartësive, programi i përbashkët dhe ligjërimi në dy gjuhë në atë serbe dhe shqipe “kanë marrë notën dhjetë”.

Fjalimin e kryeminstrit Vuçiq drejtuar studentëve, disa herë e kishte ndërprerë kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH) Jonuz Musliu, i cili prej tij kërkoi që të përgjigjet se përse tekstet e dedikuara për shkollat fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe të cilat janë donacion i ministrisë kosovare të arsimit, për dy muaj mbahen në doganën e Preshevës.

Kryeministri Vuçiq në deklaratën e gazetarëve, pas fjalimit në amfiteatër, tha se “nuk mund që në Serbi të përdoren tekstet në të cilat mësohet se Adem Jashari është heroj kombëtar, dhe se për atë se a do të lejohen që tekset kosovare të përdoren për mësim në Serbi do të vendosin shërbimet inspektimit”.

Ndërtesa në të cilën është vendosur Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Bujanoci është ndërtuar dhe pajisur duke faleminderuar Qeverisë së Republikës së Serbisë, Delegacionit të UE-së në Serbi, Misionit të OSBE-së në Serbi dhe Ambasadës së Zvicrrës dhe Ambasadës së SHBA-së, si dhe komunës së Bujanocit.

Paralelja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc prej themelimit të saj para katër viteve, ka qenë e vendosur në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, ndërsa më vonë në hapësirat më qëra të ndërtesës në qendër të Bujanocit, dhe se prej ditës së djeshme të gjitha programet dhe të gjitha katër vitet e studimit të gjenden nën të njejtin kulm.

 

 

 

 

Burimi: Beta, FoNet dhe Trupi Koordinues