Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI „PËRKRAHJE ME QASJE INOVATIVE PËR RRITJEN E PUNËSIMIT TË TË RINJËVE“

23. nëntor 2015.

Ekipi për përfshirje sociale dhe zvogëlimin e varfërisë i Qeverisë së Republikës së Serbisë ka shpallur ftesë për ndarjen e mjeteve të pa kthyeshme në kuadër të konkursit publik “Përkrahja me qasje innovative për rritjen e punësimit të të rinjëve”.

Qëllimi i konkursit është avansimi i bashkëpunimit mës sektorëve, pik së pari sektorit civil me sektorin privat, sipas çështjes së punësimit të të rinjëve dhe testimit të modeleve të ndryshme të mbështetjes inovative.

Qëllimi kryesor i konkursit është që të përkrahet qasja inovative në zgjidhjen e problemit të punësimit të të rinjëve (prej moshës 15 deri 30 vjeçare), përmes forcimit të partneritetit të organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat. 

Qëllimet specifike të konkursit:

Të përkrahin formimin e vendeve të punës;
Të rritet punësimi i të rinjëve, lëvizshmëria dhe fleksibiliteti;
Të kontribuohet në mësimin e biznesit për të rinjët përmes edukimit formal dhe jo-formal; Të rritet punësimi i femrave dhe meshkujve të rinj të cilët përballën me barrierat shtesë me rastin e hyrjes në tregun e punës.

Përkrahja bashkëpunimit në mes sektorëve do të ofrohet përmes tri modeleve të ndryshëm:

Përkrahja zhvillimit të hershëm të qasjes inovative të punësimit të rinjëve, në mënyrë që ndonjë ide e cila përshtatet në problemin e shoqërisë ka bërë deri në fazën e cila mund të politohet/realizohet;

Përkrahjen për avansimin e qasjes inovative të punësimit të të rinjëve në mënyrë që zgjidhja inovative e cila detajisht është zbatuar, ose nëse është duke u zbatuar është avansuar më shumë (përpunmin e atyrëve segmenteve të cilët kanë treguar si të nevojshëm në bazë leksioneve arsimore përgjat realizimit);

Përkrahja për rritjen dhe zgjërimin e qasjes inovative të punësimit të të rinjëve, të cilët janë treguar të suksseshëm në praktikë.    

Të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë shoqëritë dhe organizatat civile (bartës të aplikacioneve) të regjistruar në Agjensionin për Regjistra Ekonomike të cilat veprojnë në territorin e Republikës së Serbisë, përmes bashkëpunimit të obliguar me përfaqësuesit e sektorit privat (organizata partnere). Parneritet për shumë sektora (civil, privat, publik) shtesë do të vlerësohen.

Paraqitjen për konkurs është e nevojshme të dorëzohen në versionin e shtypur dhe elektronik dhe ajo do të përmbaj:

Formularin e mbushur të propozim projektit;

Projektit buxhetor;

Matricë kornizës logjike;

Marveshja për bashkëpunim në mes bartësve të projekteve dhe partnerëve;

Akti për regjistrimin e bartësve paraqitjeve;

Biografia e bartësit/koordinatorit të projektit.

Para dërgesës së paraqitjes, është e nevojshme që fusha “lënda” e postës elektronike në emërtimin e vet patjetër duhet të mbaj “Paraqitja – qasja inovative” – (emri i organizatës së shoqërisë civile dhe cili model i mbështetjes është në pyetje 1,2 ose 3).

Më shumë informacione mbi kushtet e konkursit dhe dokumentacionin e nevojshëm mund të gjenden në http:// socijalnoukljucivanje.gov.rs/sr отворен-конкурс-подршка-иновативни/  

I gjithë dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohen në adresën sipru.konkurs@aod.rs, më së voni deri 15 dhjetor 2015. Për më shumë informacione mund t`i dorëzohen Ekipit për Përfshirje Sociale dhe zvogëlimin e varfërisë në email adresën: a.roncevic@gov.rs.

Rezultatet e konkursit publik do të publikohen më së voni deri në fund të janarit 2016, në ueb faqen zyrtare të Grupin për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimit të Varfërisë.

Fillimi i realizimit të projekteve të zgjedhura është planifikuar për fillim të shkurtit të vitit 2016.

Burimi: Grupi për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimit të Varfërisë dhe Trupi Koordinues