Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR PRAKTIKË PROFESIONALE

17. tetor 2022.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit ka shpallur thirrje publike për punëdhënës të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në programin e aftësimit profesional dhe të pranojnë praktikantë për punë nga 6 deri në 12 muaj.

Komuna ka siguruar 25 milionë dinarë për financimin e praktikës profesionale.

Për praktikantët me arsimim profesional të lartë, praktika do të zgjasë 12 muaj, 9 muaj për praktikantët me arsim të lartë dhe 6 muaj për ata me arsim të mesëm.

Gjatë praktikës profesionale, Komuna e Bujanocit do t'i paguajë punëdhënësit mjetet për pagesën e të punësuarve, përkatësisht 25.000 dinarë neto për ata me diplomë universitare, 23.000 për praktikantët me arsim të lartë dhe 20.000 dinarë për ata që kanë përfunduar shkollëm e mesme.

Të drejtë pjesëmarrjeje në program kanë punëdhënësit nga territori i komunës së Bujanocit, përkatësisht: institucionet arsimore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga Komuna e Bujanocit, organet shtetërore, si dhe punëdhënësit nga sektori ekonomik, sipas konkurs.

Konkursi u shpall më 14 tetor dhe do të jetë i hapur për 15 ditët e ardhshme.

Burimi: Bujanovacke, Trupi koordinus