Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN MENTORIAL “START UP AKCELERATOR” (AFATI 31.01.2017)

18. janar 2017.

Oda Ekonomike Serbo-Françeze ka shpallur konurs për programin mentorial me emrin „START-UP AKCELERATOR” të dedikuar për sipëmarrësit dhe menaxherët e rinj deri në 40 vjet, të cilët dëshirojnë që të nisin apo shpejtojnë rritjen e kompanive të tyre. Programi nënkupton përkrahjen falas njëvjeçare profesionale të grupit të anëtarëve të Odës Ekonomike Serbo-Françeze në aspektet më të rëndësishme në menaxhimin e bizneseve (përpilimit të biznes planeve, konsultimeve juridike, financiare, shitjes dhe marketingut).

Paraqitja është e hapur deri në fund të janarit 2017.

Jurisa profesionale të cilën e përbëjnë anëtarët e Këshillit Administrativ të Odës, drejtorët gjeneral të kompanive më të mëdha françeze të cilët veprojnë në Serbi, do të zgjedhin deri në tri sipërmarrës apo grupin i cili do të fitoj përkrahjen për nisjen apo zhvillimin e mëtejshëm të zgjidhjes së tij afariste.

Kandidatët mund të paraqiten pavarsisht të sektorit të biznesit, ndërsa paraqitjet mund t`i dërgojnë në http://www.ccfs.rs/sr/single-neës/n/otvoren-konkurs-za-start-up-akcelerator/

Programi do të realizohet një viti, duke filluar nga shkurti i vitit 2017, dhe kjo nënkupton mentoring, takime, konsultime profesionale dhe përcjelljen e zhvillimit të projekteve nga ana e Këshillit Administrativ të Odës. Përveç përkrahjes mentoriale, kandidatët e zgjedhur dhe projektet e zgjedhura do të fitojnë anëtarësim njëvjeçar në Odë, mundësinë që të zgjërojnë rrjetin e kontakteve në mes drejtorëve, menaxherëve dhe të punësuarve tjerë në kompanitë françeze të cilat veprojnë në Serbi, si edhe përkrahjen në promovimin e projekteve të tyre biznesore.

Në program mund të kandidohen të gjitha personat me vendbanim në Serbi deri në moshën 40 vjeçare, të cilët kanë të përpiluar idenë biznesore apo kanë nisur biznesin më sëpaku para një viti. Mund të paraqiten edhe grupet prej më së shumti tre anëtarë, ndërsa në të cilat një person  mund të jetë shtetas i huja. Pjesëtarët e këtij program duhet ta zotërojnë gjuhën engleze. Prioriteti me rastin e zgjidhjes së projekteve do t`i jipet nivelit të kreativitetit dhe shkallës së inovacioneve të cilët e formojnë projektin.

Kjo Odë në këtë mënyrë dëshiron që t`i ofroj inkurajim shtesë sipërmarrësve vendor të cilët dëshirojnë që me prodhimet e tyre inovative apo shërbimeve të konkurojnë në tregun global, si edhe t`i mundësojnë kushte më të mira për zhvillim të rrethit vendor biznesor, si edhe të ambientit të tërë biznesor në Serbi. 

Burimi: portalmladi.com dhe Trupi Koordinues