Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR PËRKRAHJE TË TRANSFORMACIONIT KMVM (AFATI: DERI NË HARXHIMIN E MJETEVE)

9. gusht 2019.

Qendra e Transformimit Digjital e Odës së Tregtisë së Serbisë (CDT PKS) fton kompanitë të aplikojnë për një Program të ri të Ndihmës së Transformimit Dixhital për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe, me ndihmën e konsulentëve të çertifikuar të përmirësojnë biznesin e tyre duke prezantuar mjete më moderne dixhitale dhe mjete tjera.

Thirrja publike për Propozime nën Programin e Mbështetjes së Transformimit Dixhital për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme 2019-2020 u shpallë nga CDT PKS, në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Agjencinë Serbe të Zhvillimit (RAS), me qëllim të forcimit të kapacitetit dhe konkurrencës së sektorit KMVM –ës në Serbi.

Kompanitë e përzgjedhura do të kenë mundësinë që konsulentët e certifikuar të prodhojnë analiza falas të ekspertëve, të cilat përcaktojnë fushat kryesore që duhet të përmirësohen, tha OES.

Hapi tjetër është zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie dixhitale që synon rritjen e konkurrencës së KMVM-ve duke rritur proceset e biznesit, ofrimin e produkteve dhe shërbimeve, komunikimin me klientët potencialë dhe aktualë, planifikimin e një financimi më efikas, ngritjen e përfitimit, marketingut dhe aktiviteteve promovuese.

Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë dixhitale është bashkëfinancuar nga Agjencioni Serb i Zhvillimit (RAS) deri në 50 përqind të kostove totale, deri në maksimum 600,000 dinarë.

Transformimi dixhital është një mundësi e shkëlqyeshme për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për të adoptuar modele inovative të biznesit në fillim të adoptimit të teknologjive dixhitale, të përmirësojnë ndjeshëm proceset e punës dhe të krijojnë produkte të reja që do t'u ofrojnë atyre rritje të shpejtë, avantazh konkurrues dhe shfaqjes së tregjeve të reja.

Kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në program do të aplikojnë përmes lidhjes dhe do të plotësojnë një pyetësor në internet për gjendjen aktuale të dixhitalizimit, dhe të dhënat e marra do të jenë pika fillestare për konsulentët për të prodhuar Analiza të Ekspertit.

Informacione të mëtejshme në lidhje me konkursin dhe formularin e aplikimit janë në dispozicion në  https://www.ras.gov.rs/javni-poziv-za-ucesce-u-programu-podrske-digitalnoj-transformaciji-mmsp

Burimi: Agjensia Serbe e Zhvillimit dhe Trupi Koordinues