Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURS PËR PROJEKTE ME SHKOLLARËT TË CILËT MUND T’I ZGJIDHIN DISA PROBLEME NË VENDIN E TYRE (AFATI: 20 MARS 2020)

20. shkurt 2020.

Të rinjtë nga 13 deri në 19 vjeç, të cilët kanë një ide se si të zgjidhin disa prej problemeve në zonën e tyre, mund të aplikojnë për konkursin e organizatës jofitimprurëse "Razlivalište",  i cili është i hapur deri më 20 mars.

Konkursi është i hapur për të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë në ndryshime pozitive në mjedisin e tyre, ndërsa mund të paraqiten edhe nxënësit  nga Nishi, Aleksinca, Dolevci, Meroshina, Razanja, Gaxhin Hani dhe Svërlingu.

Dhjetë të rinjtë që paraqesin aplikimet më të mira do të ftohen të marrin pjesë në një program pune tre-ditor në Nish, 10-12 prill, ku çdo ekip do të ketë mentorin e tij për të punuar në një zgjidhje të problemit. Në ditën e fundit të punëtorisë, juria do të zgjedhë pesë zgjidhjet më të mira që do të marrin çmimet e mëposhtme - mbështetje mentoruese deri në 2,000 € për vendosjen e tyre në veprim.

Konkursi realizohet në kuadër të programit të përbashkët rajonal "Dialogu për të ardhmen", në bashkëpunim me UNICEF.

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t’i merrni në http://razlivaliste.org/o-upshift-u/.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues