Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURS PËR FINANCIMIN DHE KOFINANCIMIN E PROJEKTEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

20. prill 2016.

Për qëllim të inkurajimit të debateve publike lidhur me temat me UE-në dhe procesin e anëtarësimit të Republikës së Serbisë në UE, Zyra për Integrime Europiane ka shpallur konkurs për realizimin e projekteve në fushën e informimit për temat në vazhdim:

TË RINJËT DHE UNINONI EUROPIAN – ÇKA NA SJELL ANËTARËSIMI

1.UE-ja dhe identiteti nacional dhe kulturor: të vërtetat dhe paragjykimet;

2.UE dhe arsimi; mundësitë dhe përvojat (të nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme)

3. Përse bisedojmë për anëtarësim në UE?

4.T`i njohim fqinjët – promovimi dhe informimi mbi programet e bashkëpunim ndërkufitar në të cilat Serbia merr pjesë më Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Hungarinë, Rumuninë, Kroacinë dhe Malin e Zi.

Grupi në shënjestër është nxënësit e shkollave të mesme.

Unioni Europian, përmes fondeve IPA, financiarisht e përkrah zhvillimin e territoreve ndërkufitare dhe kontribuon në zgjidhjen e çështjes të interesit të përbashkët, siç është – menaxhimi me mbeturina, bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik, arsimimi, turizmi, komunikacioni dhe shërbimet në sektorët e ndryshëm përmes debateve, edukimit moshatar, punëtorive, seminareve, kuizave, përmbajtjeve audiovizuele, internet/kampanjave, portaleve, shfaqjeve etj.

Në konkurs, si bartës të projekteve, mund të paraqiten edhe OJQ-të të cilat janë të regjistruara në Agjensinë për Regjistra Ekonomik të Republikës së Serbisë (shoqatat dhe fondacionet), të cilat nuk janë nën bllokadë dhe të cilat i kanë shlyer të gjitha detyrimet tatimore.

Konkursi është hapur prej datës 15 prill deri 4 maj 2016.

Për më shumë informacione mund t`i merrni këtu http://www.seio.gov.rs/vesti.145.html?newsid=2166 ovde

Formularet e nevojshëm për paraqitje mund t`i merrin edhe në hapësirat e Zyrës për Integrime Europiane, Sektori për Komunik dhe Trajnime, Nemanjina 34.

Për pyetje eventuale mund t`i drejtoheni tek Natasha Saviq Janjiq nsavic@seio.gov.rs.

Burimi: Zyra për Integrime Europiane dhe Trupi Koordinues