Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR FTESA PËR NDIHMË PËR PRODHUESVE BUJQËSOR

8. dhjetor 2015.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Sesionet informative për ndarjen e ndihmës së pakthyeshme për kooperativat dhe shoqëritë bujqësore do të mbahen në organizimin e programit të PROGRESIT Europian në periudhën prej 7 deri 14 dhejtorit 2015, në Vrajë, Leskoc, Prokuple, Alleksincë, Novi Pazar, Prijepole, Ivanjicë dhe Knjazhevcë. 

Qëllimi i sesioneve informative është njoftimi i përfaqësuesve të kooperativave dhe shoqërive me programin mbështetës dhe hapat e duhura – prej paraqitjes, përmes pjesëmarrjes në ftesën publike deri në kriteret për zgjedhjen e përdoruesve.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs e kanë grupet prodhuesëve bujqësor të regjistruara deri në vitin 2014 si kooperativa bujqësore apo si shoqëri bujqësore në territorin e 34 vetqeverisjeve lokale të përfshira në programin e PROGRESIT Europian, të cilat kanë më sëpaku dhejtë anëtar me status aktiv dhe nuk përdorin mjete për të njejta arsye nga institucionet shtetërore apo donatorëve tjerë. 

Mbështetja do të realizohet në dy faza. Faza e parë i dedikohet forcimit të kapaciteteve të shoqërive dhe kooperativave, e cila përfshin numrin më të madh të përdoruesve (deri 15 grupe prodhuese), dhe do të realizohet përmes programit të trajnimeve dhe udhëtime studimore në Unionin Europian. Në fazën e dytë mbështetja i përkushtohet zbatimit të inovacioneve dhe hapjen e tregut dhe do të kufizohet në numër të vogël të grupeve prodhuese (deri 5) të cilat kanë treguar potenciale të mëdha përgjat fazës së parë mbështetëse. Programi inkurajon grupet e prodhuesëve bujqësor me anëtarët nga grupet e margjinalizuara, duke përfshirë romët dhe gratë, që të marrin pjesë, në përputhje me parimet e rimëkëmbjes ekonomike dhe përfshirjes sociale.  

Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë ndarë gjithsej 280.000 euro, prej së cilës 80.000 euro për fazën e parë të programit dhe 200.000 euro për fazën e dytë. Afati për paraqitje është 22 janar 2016. Më shumë informacione mund të merrni në ueb faqen e programit http://www.europeanprogres.org/pozivi/sr/

Në programin e PROGRESIT Europian janë të përfshira 34 vetqeverisje lokale – Novi Pazari, Ivanjica, Novi Baroshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si edhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshimlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Tranva, Vraja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishtja, Brusi, Alleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Svërlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevci në juglindje të vendit.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues