Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË FORMUAR PUSHTETI LOKAL NË BUJANOC

16. maj 2016.

Bujanoc – Në Bujanoc dje është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal, ku në të cilën janë verifikuar mandatet e këshilltarëve, është zgjedhur kryetari i komunës, zëdhënës kryetari, kryetari i Kuvendit Komunal dhe Këshilli Komunal.

Për kryetar të komunës, sipas marrëveshjes së koalicionit, është zgjedhur Shaip Kamberi nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik. Për Kamberin kanë votuar këshilltarët e partis së tij, Lëvizjes së Progresit Demokratik, Grupi i Qytetarëve „Për një Bujanoc më të mirë“ i Stojançe Arsiqit, Lista Serbe dhe një këshilltar rom.

Jonuz Musliu, lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik është zgjedhur për kryetar të Kuvendit Komunal. Këtë funksion e ka ushtruar edhe në përbërjen e shkuar. Në vendin e zëdhënës kryetarit të komunës është zgjedhur Stojançe Arsiq, bartësi i listës së Grupit të Qytetarëve „Për një Bujanoc më të mirë“, ndërsa sipas marrëveshjes së koalicionit serbët do të marrin edhe vendin e zëdhës kryetarit të Kuvendit Komunal.

Në këtë seancë është zgjedhur edhe Këshilli Komunal prej 11 anëtarëve, 6 përfaqësues shqiptarë, 4 përfaqësues serb dhe një nga përfaqësues rom.

Në pushtetin e ri lokal në Bujanoc do ta përbëjnë Partia për Veprim Demokrati, Grupi i Qytetarëve i Stojançe Arsiqit, Lëvizja e Progresit Demokratik, lista SPS-JS-SPO dhe një këshilltar nga bashkësia rome. Në opozitë do të jetë Partia Demokratike e kryetarit të deritanishëm Nagip Arifit dhe Lista e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Shaip Kamberi, kryetari i sapo zgjedhur i komunës, me profesion është jurist i diplomuar, dhe i cili ka qenë kryetar i komunës së Bujanocit në periudhën prej vitit 2008 deri 2012.

Burimi: Jugpress, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues