Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË BËRË PAJISIMI I PLOTËSISHËM I MATERNITETIT NË PRESHEVË

4. shkurt 2014.

Preshevë -  Në Preshevë është restauruar plotësisht materniteti dhe janë siguruar të gjitha paisjet e duhura. Në katin përdhesë të ndërtesës është vendosur departamenti i gjinekologjisë, ndërsa në katin e parë janë dy salla për lindje dhe blloku stacionar. Materniteti do të filloj punën në fund të marsit ose në fillim të prillit, pas mbarimit të trajnimit të mjekëve në qendrën e shëndetit në Vrajë.

Sipas rregullave të mjekësisë, etikës dhe humanizmit  materniteti i Preshevës, nuk do të mbetet mbrapa nga maternitetet tjera modern në vend, siç ka thënë ministresha e shëndetësisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, me rastin e  vizitës së saj në maternitet.

 „Gratë nga Presheva dhe rrethina do të lindin në këtë maternitet modern, që sipas gjitha rregullave të profesionit, etikës dhe humanizmit nuk mbetet mbrapa nga ata të vendeve evropiane“, ka thënë ministresha e shëndetësisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq.

Shefi i Delegacionit të Unionit Europian në Republikën e Serbisë, Majkëll Devenport, ka thënë se vetëm me kujdesin e mirë shëndetësor dhe me kushtet kualitative për kujdesin e grave shtatzëna dhe të grave që lindin mund të shpresojmë në pasardhës të shëndetshëm.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, ka shprehur kënaqësinë për shkak të pajisimit të plotë të maternitetit dhe se do të afrohen kushtet për lindje, të cilat mund të krahasohen me ato më moderne në Europë.

„Ajo çka është më me rëndësi është se kemi siguruar vendin dhe aparaturën, ndërsa kanë filluar edhe trajnimet profesionale të katër specialistëve nga Presheva, të cilët do të punojnë në maternitet“, ka deklaruar Stankoviq, duke theksuar se ndërtimi i maternitetit është shembull i bashkëpunimit të mirë në mes Qeverisë së Serbisë, Unionit Europian dhe qeverisjes lokale.

Gazetarëve iu ka interesuar se me hapjen e maternitetit a do të thotë së është bërë edhe vazhdimi i bisedimeve mes shqiptarëve dhe organeve shtetërore të Serbisë. Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, ka thënë se bisedimet mund të vazhdojnë vetëm me Sllavica Gjukiq Dejanoviqin, sepse kjo ministri ka përmbushur gjitha dispozitat e marrëveshjes rreth kujdesit shëndetësor.

Meritorë për ndërtimin e maternitetit në Preshevë janë Ministria e Shëndetsisë, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe komuna e Preshevës. Ndërtimin e kanë ndihmuar Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës me 250.000 euro. Me ndërmjetësimin e Programit për partneritet europian me komunat (EU Proges), Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë siguruar inkubatorin, ultra-zërin dhe mjetet tjera të duhura.

Materniteti në Preshevë është mbyllur nga viti 1989, ku pas kësaj, gratë nga ky vend janë detyruar të udhëtojnë 70 km drejt Vrajës, Shkupit, Gjilanit, Prishtinës dhe Kumanovës që të lindin. Ndërtimi i maternitetit ka zgjatur katër vite dhe në të janë invenstuar rreth një milionë e gjysë euro. Materniteti ka dy salla të lindjes dhe 12 postela.

Sipas statistikave, në këtë maternitet çdo vitë do të mund të lindin 400 gra nga Presheva.

Burimi: Trupi Koordinues