Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTA HAPUR KALIMI KUFITAR I PËRBASHKËT MES SERBISË DHE MAQEDONISË SË V ERIUT

27. gusht 2019.

Preshevë - Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, Ana Brnabiq dhe Zoran Zaev, kanë shënuar zyrtarisht fillimin e punës së vendkalimit të integruar kufitar Preshevë – Tabanoc në mes dy vendeve.

Kjo do të thotë që për herë të parë, një vendkalim kufitar i kategorisë së parë, Preshevë - Tabanoc në Korridorin 10, do të punojnë së bashku në të njëjtën "zyrë" oficerët doganorë  dhe policor serb dhe maqedonas.

Vendkalimi i integruar kufitar është rezultat i Marrëveshjes për Vendosjen e Kontrollit të Përbashkët në Pikën e Kalimit Kufitar Ndërkombëtar Preshevë - Tabanoc përmes së cilës kryhet trafiku i udhëtarëve dhe të gjitha llojeve të mallrave.

Marrëveshja u nënshkrua në 12 korrik në Beograd në emër të dy qeverive nga ministrat e brendshëm të Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se hapja e një kalimi kufitar të integruar është veçanti, jo vetëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe si fillimi i një periudhe të re të mundshme për një bashkëpunim më të mirë rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ajo theksoi se Serbia do të mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe promovimin e partneritetit, pasi prosperiteti ekonomik i të gjithë rajonit varet nga kjo.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se hapja e vendkalimit të integruar kufitar Preshevë-Tabanoc është një kurorë miqësie midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe një themel i madh në rrugën e përbashkët të dy vendeve për në BE.

Ai vlerësoi se kontrollet e përbashkëta kufitare do të sjellin kursime vjetore prej tetë milion eurove, duke sqaruar se një kalim i integruar lejon një kontroll kufitar, i cili kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në forcimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Një nga marrëveshjet e nënshkruara është Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të statusit të Entit Ekonomik të Autorizuar (AEO), i cili është një hap i madh drejt lehtësimit të transportit dhe tregtisë për ato kompani që kanë marrë konfirmim nga autoritetet shtetërore të vendit në të cilat operojnë se janë partner i sigurt dhe i qëndrueshëm në tregtinë e jashtme.

Në Serbi mementalisht këtë status e kanë 22 dhe katër në Maqedoninë Veriore, kështu që njohja e ndërsjellë e statusit do të nënkuptojë që këto kompani kanë të njëjtin trajtim si në vendin në të cilin ata fituan statusin.

Projekti i vendkalimit të integruar u zbatua në përputhje me marrëveshjen e vitit të kaluar për të mundësuar zbatimin e projektit One Stop Shop për menaxhimin e integruar të kufijve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që pasagjerët dhe biznesmenët të mos humbin kohën duke pritur në kufi.

Burimi: Politika, Jugpres dhe Trupi Koordinues