Arkiva e lajmeve
                   

EPIDEMIA E FRUTHIT NË RRETHIN E PÇINJËS PO RRITET

29. janar 2018.

Vrajë,Bujanoc, Preshevë-Instituti për Shëndetësi Publike në Vranjë ka raportuar se rastet e fruthit në rrethin  e Pcinjës janë në rritje.

Në dy javët e kaluara në Vranjë pati tre raste të sëmundjes së fruthit.

 “Bëhet fjalë kryesisht për njerëzit cilët nuk janë vaksinuar, vaksinuar në mënyrë jo të plotë ose ata me status të panjohur të vaksinimit kundër fruthit. Për momentin, nuk ka elemente për shpalljen e një epidemie në qytet” tha epidemiologu Dr Sllaqan Stankoviq.

Epidemia e fruthit është shpallur edhe në Bujanoc ku deri tani janë regjistruar shtatë persona ndërsa katër vetë janë infektuar në komunën e Preshevës.

Situata më e pafavorshme është në Surdulicë, ku është shpallur një epidemi dhe ku deri më tani janë raportuar 17 raste.

"Çdo ditë ka një numër në rritje pacientësh dhe ende ka 30 raste të dyshimta duke pritur konfirmimin e laboratorit. Pacientët i referohen menjëherë trajtimit spitalor. Ne po punojmë

intensivisht në zbulimin e rasteve të reja të fruthit, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, "tha Dr Stankoviq.

Kur është fjala për një sëmundje shumë infektive, kryhet vaksinimi intensiv i të gjithë personave të pa vaksinuar të moshës nga 1 deri në 14 vjet.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues