Arkiva e lajmeve
                   

EMISIONI DRITA-SVETLOST NË RTS

15. qershor 2022.

Emisioni “Drita” që në serbisht do të thotë “svetlost” trajton jetën dhe bashkëjetesën e shqiptarëve, romëve dhe serbëve në Bujanoc. Temat janë të ndryshme dhe tregojnë se si këto tri komunitete në komunën e Preshevës dhe Bujanocit mirëkuptohen në mes veti, e respektojnë dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin. Emisioni është një shembull i praktikës së mirë sepse merret me përhapjen e ndërkulturalizmit dhe ndihmon në kuptimin e gjuhëve, kulturave dhe zakoneve në jug të Serbisë. Në këtë epizodë do të mësoni se si mbrenda pak ditëve në Bujanoc shqiptarët, romët dhe serbët i festuan festat më të mëdha fetare. Emisioni është prodhuar nga Radio Televizioni i Serbisë dhe Televizioni Spektri.