Arkiva e lajmeve
                   

EMIGRANTËT NGA SIRIJA DHE AFGANISTANI TË FSHEHUR NË TREN

25. nëntor 2014.

Preshevë – Me kontrollën e trenit në stacionin hekurudhor të Preshevës, është ndaluar tentim kalimi ilegal i 11 emigrantëve.

Nga Administrata Doganore është thënë se herët në mëngjes, në hyrjen me Serbinë, ka mbërritur treni i cili udhëtonte në realicionin Greqi-Gjermani, ndërsa në njërin prej vagonëve ka qenë rimorkio e cila ka pasur mbështjellsin e shqyer. Mbështjellsi i shqyer ka ngritur dyshimin doganierëve të cilët në bashkëpunim me policinë e kanë hapur vagonin dhe në të kanë zbuluar 11 udhëtar ilegal.

Në mesin e emigrantëve të moshës deri 30 vjeçare, kanë qenë 7 shtetas të Afganistanit, ndërsa të tjërët kanë qenë nga Siria. Duke parë se bëhet fjlaë për emigrantët ilegal, i tërë rasti është dorëzuar në kompetencën e policisë.

Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi Koordinues