Arkiva e lajmeve
                   

EMIGRANTËT EDHE MË TEJ E SHFRYTZOJNË “RUTËN BALLKANIKE”

11. korrik 2016.

Preshevë – Me rastin e një vjetorit të hapjes së Qendrës së Pranimit në Preshevë, në këtë vend vikendin e kaluar është mbajtur takimi i Grupit Punues për zgjidhjes e problemit të rrjedhave të përziera emigruese, ku morrën pjesë ministrat Aleksandar Vulin, Nebojsha Stefanoviq dhe Zlatibor Lonçar.

Ministrat pas takimit kanë paraqitur të dhënat mbi numrin e emigrantëve të cilët kalojnë nëpër Serbi, edhepse prej marsit janë mbyllur kufijtë e vendeve në rajon.

„Para një viti është dashur që ta bindim Europën që egziston “rruga ballkanike”, sepse ka mbizotëruar bindja se rrjedhat emigruese janë të lidhur me detrat. Për një vit nëpër vendin tonë kanë kaluar më shumë se 600.000 emigrantë. Kjo do të thotë se “ruta ballkanike” perendimore edhe më tej egziton dhe se njerëzit vështirë kalojnë në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian”, ka thënë ministri Aleksandër Vulin.

Ai theksoi se Serbia nuk do të lejoj të jet hapësir në të cilët shumë emigrant përshkak asaj të gjithë të tjerët kanë mbyllur kufijtë.

Duke folur rreth rrjedhave emigruese, ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, ka cekur problemin e trafikimit me njërëz dhe ka paralajmruar “luftën vendimtare” kundër trafikantëve.

 „Gjat vitit 2015, ne kundër trafikantëve të emigrantëve kemi ngritur 1.015 paraqitje, ndërsa këtë vit 241. Mbyllja masovike e kufijve në Europë ka sjellur deri tek kjo që trafikimi i njerëzve është bërë i pagueshëm. Trafikantët ua marrin emigrantëve prej 1.000 deri 9.000 euro për person dhe ne me të gjitha forcat do të luftojmë kundër kësaj”, ka thënë Stefanoviq.

Ministri i shëndetësisë Zllatibor Lonçar ka thënë se emigrantët në të gjitha qendrat e pranimit kanë pasur trajtim me dinjitet dhe kujdes të mirë medicinal, ndërsa shteti i Serbisë vitin e kaluar ka ndarë 95 milionë dinarë për barna për emigrantë.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë momentalisht qëndrojnë gjithsej 13 emigrantë nga Siria dhe Afganistani.

Burimi: Danas, Politika, Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues