Arkiva e lajmeve
                   

EMIGRANTËT E SHËNUAN DITËN E PLANETIT ME SHËTITJE NË LIQENIN E BUJANOCIT

22. prill 2019.

Bujanoc - Më rasitn e 22 prillit, Ditës së Tokës, për emigrantët e Qendrës së Pranimit në Bujanoc dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq Bujanocit, është organizuar shëtitje e përbashkët në Liqenin e Bujanocit. Atje emigrantët dhe vullnetarët kanë pastruar shëtitoren pranë liqenit, kanë peshkuar dhe në përreth pyellit vendosën shtëpiza për zogjë.

Maria Cvetanoviq nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM) tha se propozimin për kremtimin e Ditës së Tokës në natyrën e pranuan me kënaqësi, si emigrantët nga qendra në Bujanoc, ashtu edhe punonjësit e Komisariatit për Refugjatë dhe Emigrim dhe personat nga Kryqi i Kuq i Bujanocit.

"Ne donim të bëjmë diçka të mirë për natyrën, të mos jetë thjesht një udhëtim i zakonshëm, kështu që ne pastruam piknikun dhe vendosëm shtëpiza për zogjë", tha Cvetanoviq.

Muhamedi nga Irani tha se emigrantët nga Qendra e Pranimit në Bujanoc, kaluan një ditë të mrekullueshme në natyrë.

"Kjo ishte një mundësi për të kaluar një kohë të mirë. Sot është Dita e Planetit Tokësor dhe është mirë që ne kemi bërë diçka të mirë për natyrën, që kemi pastruar zonën e piknikut. Detyra jonë është të jemi të mirë ndaj natyrës, "tha Muhamedi.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues