Arkiva e lajmeve
                   

ELEGACIONI I KËSHILLIT TË EVROPËS NË BUJANOC

28. maj 2013.

Bujanoc- Delegacioni i Këshillit Evropian, që e udhëhoqi Sara Baton, dje qëndroi në Bujanoc ku bisedoi me kryetarin e  komunës Nagip Arifin, sikur edhe me kryetarët e komunës së Preshevës dhe Medvegjës Ragmi Mustafën dhe Sllobodan Drashkoviqin.

Përfaqësuesëve të Këshillit Evropian i interesoi situata në këto tri komuna dhe gjendja e të drejtave të pakicave.

Arifi ka deklaruar që ai dhe Mustafa i kanë informuar përfaqësuesit e Këshillit Evropian rreth problemëve me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në rrethin e Pçinjës, sic janë përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, çështje nga fusha e arsimit, kultures, përdorimit të simbolëve nacionale etj.

Arifi ka shtuar se raporti i përfaqësusëve të Këshillit Evropian në Brisel rreth problemëve në rrethin e Pçinjës do të jetë kusht për marrjen e dates së bisedimëve për statut kandidatin për Unionin Evropian.

Në Bujanoc dje qëndroi atasheu ushtarak i ambasadës së Belgjikës, i cili ndaras bisedoi me Arifin, sikurse edhe me liderin e grupës së qytetarëve Stojançe Arsiqin.

Atij i interesoi situata e sigurisë në këtë komunë.

Burimi: JUG pres