Arkiva e lajmeve
                   

EKSPOZITA " TË MËDHENJTË E AKTRIMIT SERB" NË MEDVEGJË

5. mars 2021.

Medvegjë -  Si pjesë e shenimit  të 8 Marsit, Ditës së Gruas dhe të gjithë artdashësve, do të hapet një ekspozitë e një grupi autorësh " Të mëdhenjtë e aktrimit serb" në Qendrën Kulturore të Komunës së Medvegjës, me portrete të aktorëve serbë.
 
Veprat e zgjedhura u japin një lloj homazhi aktorëve që shënuan kohën në të cilën punuan, por edhe personazheve që luajtën.
 
Ekspozita do të hapet sot në orën 12.
Ekspozita përbëhet nga 41 portrete të aktorëve vendas, të cilat janë bërë në teknika të ndryshme.
 
 “Të mëdhenjtë e aktrimit serb” është një ekspozitë e përhershme e Qendrës Kulturore në Rabrovo, e projektuar nga Dragan Despot Gjorgjeviq, e cila deri më tani është shfaqur në festivalet më të rëndësishme të filmit dhe teatrit në Serbi  dhe do të jetë në Medvegjë deri me 19 mars 2021.
 
Ekspozita mund të shihet çdo ditë pune nga ora 7 deri në ora 19, në përputhje me të gjitha masat e përshkruara epidemiologjike për qëndrim  në ambiente të mbyllura
 
Burimi:Jugmedia, Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues