Arkiva e lajmeve
                   

EKSPOZITA MBI VIENËN DHE KONGRESIN E VIENËS NË QENDRËN KULTUTORE E MEDVEGJËS

13. qershor 2018.

Medvegjë - Në bashkëpunim me Forumin Kulturor Austriak në Qendrën Kulturore të Medvegjës  është hapur ekspozita “Viena 1814/15- për qytetin dhe kongresin"

Drejtori i Qendrës Kulturore në Medvegjë,Nebojsha Jakshiq ka falënderuar të pranishmit për interesimin e tyre dhe foli për bashkëpunimin e ardhshëm të Komunës së Medvegjës me Forumin Kulturor Austriak, i cili mundësoj që kjo ekspozitë të jetë në Medvegjë.

Ekspozita u hap zyrtarisht nga kryetari i Komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

"Viena është një nga metropolet më të vjetra në zemër të Evropës, qyteti mbretëror dhe vendi i takimit të kulturave dhe ndikimeve të ndryshme, një qytet që luajti rol udhëheqës në krijimin e skenës politike të Evropës dhe të kësaj pjese të botës për shekuj.Viena vlerësohet si kryeqyteti i muzikës në botë, veçanërisht në fushën e muzikës klasike në të cilen shquhet Mocarti, Betoveni dhe Shtrausi. Arti dhe kultura kanë një traditë të gjatë në Vjenë“tha Arsiq.

Nemanja Joviq një profesor i historisë në shkollën e mesme teknike "Nikola Tesla" mbajti një ligjëratë mbi Kongresin e Vjenës.

Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin ekspozitën gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues