Arkiva e lajmeve
                   

EKSPOZITA E PARË E LOPËVE TË RACËS SIMENTALE “BUJANOC 2015“

22. shtator 2015.

Bujanoc – Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, nën patronazhin e vetqeverisjes lokale, organizon ekspozitën e parë të lopëve të racës simentale “Bujanoci 2015”. Ekspozita do të mbahet të shtunën më 26 shtator, në ora 12, në stadionin futbollistik në Levosojë.

Të punësuarit në Stacionin Veterinarik në Bujanoc në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, kanë zgjedhur 117 lopë të cilat do të garojnë për çmimet dhe për lopët më të mira sipas kategorive, ndërsa organizatori i ekspozitës ka paraparë edhe çmimet me vlerë.

Çdo pronarë i lopëve do të fitoj vlerën e të hollave prej 3000 dinarëve; çdo lopë e ekspozuar do të mbarësohet me demin elitë nga Qendra për Mbarësim Artificial në Vellika Pllanë, ndërsa vlera e çmimit është 5.500 dinaë;  në secilën kategori do të zgjidhen lopët fituese të cilat do të marrin çmimet. Përveç kësaj, çmimet do t’i marrin edhe pronarët e pesë lopëve më të mira, si dhe fituesi i përgjithshëm i ekspozitës, ndërsa organizatori do të ndaj katalog për secilin pronar të lopës së ekspozuar dhe më vonë do t’i dërgoj formatin CD të ekspozitës.

Miodrag Millkoviq, drejtor i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, thotë se kjo ekspozitë është e madhe dhe ngjarje e rëndësishme:

“Në Stacionin Veterinarik në Bujanoc nisemi nga fakti se me çiftëzimin e më të mirave me më të mirët, presim më të mirin. Për këtë kjo ekspozitë është ngjarje e madhe për komunën e Bujanocit, në të cilën 70 përqin e njerëzve jetojnë prej bujqësisë. Kjo është ngjarje edhe për jugun e Serbisë, sepse kjo do të ndikoj në ndryshimin e përbërjes së fondeve të kafshëve, çka do të reflektoj në forcimin e bujqësisë, degës së vetme ekonomike në Serbi e cila në shkëmbimin tregtar me botën krijon suficit finansiar”, ka thënë Millkoviq.

Burimi: Bujanovaçke Vesti dhe Trupi Koordinues