Arkiva e lajmeve
                   

EKIPE TË AMBASADORËVE PËR PROMOVIMIN E INVESTIMEVE

5. korrik 2011.

Beograd – Bujanoci, Vranja, Leskoci, Piroti dhe Subotica nga sot do të kenë ekipe të ambasadorëve të cilët do të merren me përmirësimin e klimës së biznesit për të tërhequr investitorët, njoftoi Aleanca Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Lokal (NALED).

Secili qytet do të ketë një ekip prej tre antarëve në të cilin do të jetë nga një ambasador i vendeve të Bashkimit Evropian dhe Izraelit, drejtori i kompanisë së huaj e cila bën biznes në Sërbi si dhe kryetari i komunës. Ekipet do të punojnë në futjen e standardeve evropiane, përparimin e pushteteve lokale si dhe në procedurën e dhënjes së lejës së punës. Ata gjithashtu do të punojnë si ekip në arritjen e bashkpunimit ekonomik me vendet e huaja, si dhe në zhvillimin ekonomik  të Sërbisë, duke filluar nga niveli lokal.

Antarët e ekipeve të ambasadorëve do të jenë ambasadorët  e Portugalisë, Spanjës, Sllovenisë, Izraelit dhe Sllovakisë, drejtorët e kompanive Vip Mobile, Ball Packaging, Tigar, Asseco dhe  bankës Hypo Alpe-Adria, si dhe kryetarët e komunave.