Arkiva e lajmeve
                   

EIDHR: FTESË PËR DORËZIMIN E PROPOZIMEVE TË PROJEKTEVE (AFATI: 3 KORRIK 2020)

28. maj 2020.

Nisma Evropiane për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EDIHR) është një program i Bashkimit Evropian që synon të promovojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë botën duke mbështetur aktivitetet e shoqërisë civile.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj thirrje për propozime është të mbështesë dhe forcojë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët e demokracisë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut që punojnë për çështje kritike të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Objektivat specifikë të kësaj thirrje për propozime janë:

1. Mbështetje për të drejtat e njeriut dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut që janë më të rrezikuar

2. Mbështetje për përparësitë e tjera të të drejtave të njeriut në BE në përputhje me udhëzimet e BE për të drejtat e njeriut të miratuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian

Prioriteti i kësaj thirrje për propozime projektesh është të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e të drejtave të njeriut në përgjigje të krizës COVID-19 dhe emergjencave të ngjashme.

Shuma minimale e fondeve është 100,000 EUR.

Shuma maksimale e fondeve është 250,000 EUR.

Afati i fundit për të aplikuar në konkurs është 3 korriku 2020.

Informacione shtesë mbi kushtet e konkursit janë në dispozicion në https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?ADSSChck=1590141344402&do=publi.detPUB&searchtype=AS&zgeo=35645&debpub=&orderby=upd&orderbyad=Desc&nbPubliList=50&page=1&aoref=169019 .

Burimi: Komisioni Evropian dhe Trupi Koordinues