Arkiva e lajmeve
                   

EFIKASITETI ENERGJETIK :NGA KOMUNA E BUJANOCIT PËR NDËRRIMIN E ZDRUKTHARISË 140,000 DHE IZOLIM 120,000

26. prill 2022.

Bujanoc-Beograd- Janë përcaktuar dy modele për Programin për përmirësimin e efikasitetit energjetik, i cili do të zbatohet në komunën e Bujanocit – i pari parasheh ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, blerjen e kaldajave dhe i dyti instalimin e paneleve diellore dhe inverterëve.

Këshilli komunal ka miratuar rregullore për të dyja modelet, sipas të cilave për qytetarët do të ndahen më shumë se 13 milionë dinarë.

Komuna e Bujanocit për këtë Program ka marrë 9.3 milionë dinarë nga Ministria e minierave dhe energjetikës, ndërsa 4 milionë nga mjetet e veta.

Rregullorja për modelin e parë parasheh që pjesa e stimujve për ndërrimin e dyerve dhe dritareve në shtëpitë dhe banesat familjare të jetë 50 për qind, ndërsa shuma maksimale 140 mijë dinarë për aplikim, ndërsa shuma maksimale individuale për vendosjen e izolimit është 210 mijë dinarë.

Për vendosjen e paneleve solare, siç thuhet në rregullore, shuma e stimujve nuk mund të kalojë 420.000 dinarë.

Të gjitha kushtet për ushtrimin e të drejtës së stimujve mund t’i shiheni në faqen e komunës.

Kujtojmë se 28 qytetarë kanë aplikuar për zëvendësimin e zdrukthtarisë në shtëpi dhe banesa familjare me subvencione nga buxheti i komunës vitin e kaluar, pas ndryshimit të Rregullores dhe “lehtësimit” të kushteve, ndërsa 19 prej tyre kanë marrë subvencionet e parapara.

Burimet:Bujanovaqke, Trupi Koordinues.