Arkiva e lajmeve
                   

EDUKIMI MBI DEMINIMIN NË BUJANOC

20. gusht 2019.

Bujanoc- Deri më tani, sipërfaqja prej 2,153,807 m2 është pastruar nga minat në territorin e komunës së Bujanocit, me 50 mina dhe 1,349 pajisje të paeksploduara të gjetura dhe të shkatërruara në mënyrë të sigurt.

Zona e mbetur e kontaminuar me mina është rreth 1.800,000 m2, sipas Qendrës së Deminimit.

Për tu njohur me vendndodhjet e dyshuara në lidhje me praninë e mjeteve të paeksploduara, punën e ekipit në pastrimin e tokës, aktivitetet për shkatërrimin e këtyre mjeteve dhe ndihmën mjekësore për personat e lënduar,  në organizim të Qendra së Deminimit në Beograd dhe me pëlqimin e udhëheqjes së Shtabit të Situatave të Jashtëzakonshme të komunës së Bujanoc janë mbajtur sesione edukimi.

Në ligjëratë morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të themeluara nga komunat e Bujanoc, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq të Bujanocit, Seksionit të Pyjeve, Stacionit të Veterinarisë së Bujanocit, Shoqatës së Gjuetisë dhe përfaqësues të bashkësive lokale.

Kohët e fundit janë shkatërruar minat e gjetura në Projektin për Deminimin e një pjese të Linjës së të Ujësjellsit të Ujit 1140/2 TS Bujanoc - TS Berivojce.

Në prani të përfaqësuesve të Qendrës së Deminimit, dy miniera kundër personelit (një PMA-1 dhe një PMA-2) u shkatërruan nga përfaqësuesit e Sektorit të Situatavave të Jashtëzakonshme.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues