Arkiva e lajmeve
                   

„EDU KARAVAN 2“

15. korrik 2015.

Preshevë, Bujanoc – Shoqata “Çelësi i gjelbërt“, nga Nishi, realizon projektit „Edu karavan 2“, i cili është dedikuar fëmijëve të prodhuesve të duhanit nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit. Projektin e finanson kompania „Filip Morris“, sepse dëshiron që të investoj në mjediset në të cilat jetojnë dhe punëojnë prodhuesit e vet të duhanit.

Ekipin “Edu Karavanit”, e përbëjnë anëtarët e “Çelësit të gjëlbërt”, në mes të cilëve janë ekologët, mbrojtësit e mjedisit jetësor, studentët e fakultetit për mbrojtjen e mjedisit, maqinerisë dhe biologjisë. Pjesë e ekipit janë edhe artistët, ndërsa në projekt janë bashkuar edhe Zyra për të Rinj nga Bujanoci dhe Presheva. “Edu Karavan 2”, është hapur për të gjithë fëmijët të cilët janë prodhues të duhanit, mirëpo edhe për të gjithë të fëmijët e interesuar nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës.

Sipas fjalëve të kryetares së shoqatës „Çelësi i gjelbërt“, Olivera Millosheviq, shoqata çdo javë ndan dhurata dhe në këtë mënyrë stimulon të rinjët që të marrin pjesë në projekt. Edukatorët çdo ditë kalojnë nga Nishi në fshatin Leran dhe Tërnoc të Madh, rrespektivisht në shkollën fillore „Muharrem Kadriu“ dhe „9 Maj“, ku me fëmijët punojnë prej orës 10 deri 14.

Përveç nxitjes së aftësive të reja, kandidatët “Edu Karavanit 2”, do të marrin pjesë në lojra të ndryshme ekipore dhe shoqërore. Kandidatët më atraktiv dhe të rregulltë të karvanit do të shpërblehen, ndërsa në fund të projektit do të organizohen udhëtim i përbashkët dhe ekspozitë e punimeve.

Burimi: TV i Bujanocit dhe Trupit Koordineus