Arkiva e lajmeve
                   

„EDHE NE MUNDEMI” – KONKURSI I FONDACIONIT ANA DHE VLLADE DIVAC

28. dhjetor 2017.

Konkursi “Edhe ne mundemi”, është mundësia e shkëlqyer për banorët e komunës së Preshevës, Shidit dhe Suboticës që të realizojë projektet të cilat avansojnë bashkësinë lokale duke i mbështetuar me 700.000 dinarë.

Fondacioni Ana dhe Vllade Divac ka shpallur konkur për projektet joformale të grupeve të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në territorin e komunave Preshevë, Shid dhe Suboticë. Grupet joformale të qytetarëve për realizimin e projekteve mund të llogarisin në përkrahjen financiare deri më 200.000 dinarë, ndërsa shoqatat dhe fondacionet të cilat janë regjistruara në territorin e komunave Preshevë, Shid dhe Subotocië, mund të fitojnë mbështetje për projektet me vlerë deri 700.000 dinarëve.

Fondacioni Ana dhe Vllade Divac do të përkrah projektet më të mira të cilat avansojnë kualitetin e jetës dhe zgjidhin problemet e banorëve lokal në komunat Preshevë, Shid dhe Suboticë, ndërsa posaçërisht këto projekte realizohen në mjediset rurale, krijojnë hapësirë për aktivitetet e përbashkëta të emigrantëve dhe banorëve lokal, në realizim përfshihet një numër i madh i njërzve dhe të cilët krijojnë benifitin më të madh për bashkësinë lokale në fushën e kulturës, arsimit, shëndetit, sportit, sigurisë, ekologjisë etj.

Konkursi është i hapur deri më 20 janar 2018, ndërsa të gjitha informatat rreth konkursit janë të qasura në ueb faqe.

Fondacioni i Ana dhe Vllade Divac realizon konkursin nën slloganin “Edhe ne mundemi”, në kuadër të projektit “Përkrahje për banoërt në bashkësitë të cilat janë të prekura nga kriza emigrantëve në Serbi”, ndërsa në përkrahje të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Open Societu Foundations).

Burimi: Fondacioni Ana dhe Vllade Divac dhe Trupi Koordinues