Arkiva e lajmeve
                   

EDHE NË KATËR VITET E ARDHSHME MEDVEGJËN DO TA UDHËHEQIN TË NJEJTËT NJERZ

10. tetor 2019.

Medvegjë - Nebojsha Arsiq, u zgjodh kryetar për herë të dytë, ndërsa Goran Ivanoviq përsëri si zëvendës të tij, të dy nga Partia Progresive Serbe (SNS), ndërsa Milan Stevanoviq nga Partia Socialiste e Serbisë (SPS), këshilltari më i ri, është përsëri në krye të Kuvendit. Gorana Bajoviq (SNS) u zgjodh zëvendëse e tij.

Gjithsej 21 këshilltarë votuan për këtë përbërje, nga 25, përkatësisht 24, pasi një këshilltar mungonte në seancën konstituive të Asamblesë Komunale të Medvegjës, të mbajtur një muaj pas zgjedhjeve lokale, në të cilën lista me emrin Aleksandar Vuçiq fitoi 64.71 përqind të votave, gjegjësith 18 këshilltarë.

Pas zgjedhjeve, Nebojsha Arsiq ndër të tjera foli rreth planeve të zhvillimit për komunën e Medvegjës, me theks të veçat për qëllimin më të rëndësishëm ndalimin e emigrimit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues