Arkiva e lajmeve
                   

E NDALOJMË GJUHËN E URREJTJES:FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM (AFATI: 30 QERSHOR 2017)

22. qershor 2017.

Organizata Kulmore e të Rinjëve të Serbisë (KOMS) dhe Instituti për Media dhe Llojllojshmëri – Ballkani Perendimor fton të gjithë aktivistët e rinj të interesuar dhe punëtorët rinor që të paraqiten për pjesëmarrje në trajnim i cili do të merret me njërën nga sfidat e internetit dhe komunikimit onlike – gjuha e urrejtjes.

Trajnimi treditor do të mbahet prej 26 deri 28 korrikut 2017, në Beograd. Trajnimi është konceptuar si trajnim për edukatorët rinor, dhe kështu që pjesëmarrësit do të trajnohen dhe si që diturinë  e arritur në mënyrë efikase ta transmetojnë tek njerëzit tjerë të rinj. Ky trajnim është pjesë e fushatës No Hate Speech të Këshillit të Europës, ndërsa financohet nga Fondacioni Rinor Europian.

Kushtet e konkursit: Ftesa është e hapur për 16 aktivistë dhe punëtorë rinor të moshës prej 18 deri 30 vjeç, të cilët dëshirojnë që mirë ta kuptojnë gjuhën e urrejtjes dhe të vazhdojnë që të përdorin dituritë e arritura në punën e tyre. Nga pjesëmarrësit pritet që të kenë paradituri në punën rinore dhe/apo në aktivizmin shoqëror. Njëri ndër kriteret për zgjedhjen e pjesëmarrësve do të jetë edhe qasja në rrjetet shoqërore.

Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë obliguar që pas trajnimit të realizojnë një aktivitet varësisht nga interesimi i tyre personal: të prodhojnë një narrativë kontra të fjalorit të urrejtjes në të cilën ata kanë hasur, të shkruajnë bllogun rreth trajnimit apo ndonjë nga temat të cilat janë të shtjelluara në trajnim ose organizojnë puntori në temën e fjalorit të urrejtjes në mjedisin e tyre lokal. Pjesëmarrësit do të kenë ndihmë mentoriale në realizimin e këtyre aktiviteteve.

Formulari për paraqitje është i qasur në http://koms.rs/vesti/zaustavimo-govor-mrznje-poziv-za-ucesce-na-treningu/, ndërsa paraqitjet zgjasin deri më 30 qershor 2017. Për informacione shtesë mund të drejtoheni tek: ivana.jelaca@media-diversity.org.

Agjenda e trajnimit do t`i dorëzohet pjesëmarrësve me kohë. Pjesëmarrësit e zgjedhur do të informohen deri më 14 korrik.

Pjesëmarrja në trajnim është falas, ndërsa të gjitha harxhimet duke përfshirë edhe transportin, akomodimin dhe ushqimin deri sa zgjatë trajnimi i mbulojnë organizatorët.

Burimi: koms.rs dhe Trupi Koordinues