Arkiva e lajmeve
                   

DREJTORESHA E SHKOLLËS SË MESME “SVETI SAVA”: SHKOLLA DO TË RINOVOHET NGA THEMELI DERI NË ÇATI

19. tetor 2022.

Bujanoc – Beograd - Shkolla e mesme e Bujanocit “Sveti Sava” do të rinovohet tërësisht, nga themeli deri në çati, në mënyrë që shkolla të marrë një pamje krejtësisht të re, tha drejtoresha Biserka Joviq. Ajo thotë se do të rikonstruktohet edhe punëtoria e shkollës, oborri, fusha sportive, por ndryshime do të ketë edhe në  sallen e edukates fizike.

 “Do të bëhet gjithçka, fuqizimi dhe hidroizolimi i themelit për të parandaluar problemin e depërtimit të ujit me të cilin përballeshim me çdo reshje të vogël shiu, pastaj ndërrimi i plotë i zdrukthtarisë, instalimeve hidraulike, elektrike dhe ngrohëse, dyshemeve”, tha Joviq.

Siç tha ajo, pas përfundimit të punimeve, punëtoria e shkollës do të ketë një sallë të madhe të destinuar për takime dhe ngjarje më të vogla, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për fusha të punës ku është e nevojshme ekzistimi i punëtorive - inxhinieri mekanike dhe gatimi.

 “Makinat që janë përdorur dikur nuk përdoren më, sepse ne kemi bashkëpunim me partnerët socialë dhe nxënësit tanë praktikojnë me ta, kështu që do të ketë vetëm gjërat më elementare që duhet të ketë çdo punëtori që të funksionojë profili arsimor”, tha drejtoresha.

Ajo sqaron se rikonstruksioni i palestrës përfshin ngritjen e lartësisë së tavanit, pasi ajo ekzistuese nuk i plotëson standardet për zhvillimin e orëve të gjimnastikës.

 “Nuk do të ketë shtesa, por do të ketë një rikonstruksion të plotë që do të ndryshojë përshkrimin personal të shkollës”. Do të rinovohet edhe oborri i shkollës, fusha sportive, rrethoja. Absolutisht gjithçka”, ka përfunduar drejtoresha Joviq.

Portali i Prokurimit Publik ka publikuar thirrjen për aplikime në vlerë mbi 200 milionë dinarë pa TVSH, e cila do të jetë e hapur deri më 8 nëntor.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues