Arkiva e lajmeve
                   

DRASHKOVIQ: PËRFUNDOHET FABRIKA E PELETIT

13. janar 2014.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Slobodan Drashkoviq ka deklaruar se në këtë komunë sëshpejti do të filloj punën fabrika e peletit, në të cilën gjithsej do të invensohen rreth një milion euro, ku nw këtë fabrikë do të punësohen pesëdhjetë punëtorë.

 „Procedura e konkursit për pranim të punëtorëve të rinj është e vijim, është bërë regjistrimi i kompanisë, makinat janë aty, pres që dogana të kryej punën e saj dhe të fillohet montinimi i mjeteve“, ka thënë Drashkoviq.

 “Në raundin e parë do të duhet të jen 17 puntorë, ndërsa numri i përgjithsëm të cilët do të punojnë në fabrikë do të jet rreth 30 deri 40. Do të jenë të angazhuar gjithsej 50 puntorë përfshirë edhe ata me kontratë”, ka shtuar ai.

“Shtatëdhjet përqind e komunës Medvegjës është e zonw malore, masa drurore kemi mjaftueshëm, gjithashtu nuk do të jetë problem edhe për lëndët e para.” ka sqaruar Drashkoviq.

 “Sa i përket plasmanit, kanë filluar të lajmrohen blerësit potencial dhe pres që drejtori i cili do të zgjedhet, të filloj ti bëj disa parakontrata, para se të dal kilogrami i parë i peletit nga fabrika”, ka shtuar ai.

Në finansimin e këtij projekti marrin pjesë vetqeverisja lokale, Qeveria e Republikës së Sllovenisë dh EU PROGRES-i.

 “Rreth 90.000 dollarë ka ndarë EU PROGRES-i, komuna e Medvegjës  10.000 dollarë, të cilat janë harxhuar për renovim. Kuvendi komunal ka tërhequr kredi rreth 30.000.000 dinarë, që mes të tjerash të paguaj TVSH-në dhe për nevoja tjera. Tw hollat tjera i ka dhënë Qeveria e Sllovenisë rreth 400.000 euro. Investimi total në këtë fabrikë arrin shumën e 1.000.000 deri 1.200.000 euro”, ka thënë Drashkoviq.   

Në Medvegjë këto ditë po punohet edhe për rregullimin e rrugëve rurale.

“ Edhe vitin e ardhshëm do të jenë prioritet rrugët e fshatrave të cilët janë në gjendje të mjerushme. Këto janë rrugë të lagjeve, rrugë të fshatrave, do të punojm në përmirsimin e infrastrukturës së asfaltuar, do të punohet në panelet, gjegjësisht në burimet e energjisë solare” ka thënë Drashkoviq.

 “Në rrethinën e komunës së Medvegjës janë dy kompani të cilat kanë marrë pëlqimin që të ndërtojn panelet solare” ka thënë ai.

 “ Kanë marrë me qira nga ne disa kulme, dhe ne presim realizim të shpejt të këtyre projekteve. Por deri sa të vinë nuk mund të flas asgjë për datën se kur do të fillojn punimet. Vitin e ardhshëm do të punojmë në rrethinënën e banjës së Siarinës, ku do të duhet të ndërtohet i ashtëquajturi hotel i vaterpolit. Më parë kemi marrë edhe mbështetjen e Federatës së vaterpolit, por ekzistojnë edhe investitorët të cilët janë të intersuar për ndërtimin e këtij hoteli, i cili do të shërbej për rehabilitimin e vaterpolistëve, por edhe sportistëve të tjerë të cilët kanë nevoj” ka thënë Drashkoviq.

Në dy konkurse të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mjete stimuluse kanë përfituar 12 ndërmarrës nga Medvegja.

 “ Projektet kapin vlerën rrethë 30 mijë euro. Disa tashmë kanë realizuar projektet, ndërsa disa tashmë kanë filluar realizimin dhe unë pres që të gjithë 12 ndërmarrsit do ti arsyetojn mjetet në mënyr të drejt. Punojm në projektin Kujdestaret e pleqëve, sepse Medvegja është një komun me popullsi të vjetër. Më parë kemi pasur 15 kujdestare të pleqëve, pastaj atë numër e kemi zvogluar në 6 të tilla. Tashmë përsëri në Këshillin komunal kemi marrë vendim që në komunë tëangazhohen 15 kujdestare të pleqve” ka thënë Drashkoviq.

Me një projekt të me hershëm është planifikuar ndërtimi i burgut në komunën e Medvegjës, kurse Drashkoviqi  tha që është kryer shpronsimi i tokës.

“ Vendi është gati dhe po pret që të investohet, e cila është kompetente Ministria e drejtësisë e Republikës së Sërbisë”, ka shtuar ai.

“Do të punojmë në projekte ku janë të lidhuara për ndihmën e te rinjëve, nëpërmjet Zyrës për të rinjë, si dhe për ti ndihmuar prodhuesit e buqsisë.

Është hapur konkursi në proces është dorëzimi i kërkesave për stimujt e buqësisë”, ka thënë Drashkoviq.

Hapja e vendkalimit të Mutivodës në mes Sërbiës dhe Kosovës e Metohisë, edhe për mallra do të thotë shumë për komunën e Medvegjës dhe për gjithë rrethin e Jabllanicës.“Presim që pasë gjitha këtyre ngjarjeve dhe zgjedhjeve në Kosovë dhe Metohi, që ai vendkalim të funksionalizohet. Për ne ajo është shumë me rëndësi dhe për rrethin e Leskovcit, Medvegjës dhe Lebanit si dhe për gjithë rrethin e Jabllanicës. Për gjithë këtë teritor vendkalimi më i afërt me Kosovën dhe Metohin është këtu dhe mendoj që Medvegja do të ketë përfitim”, ka thënë Drashkoviq.