Arkiva e lajmeve
                   

DOZËN E PARË TË VAKCINËS E KANË MARË 1381 BUJANOCAS

23. shkurt 2021.

Bujanoc - Të dyja dozat e vaksinës kundër virusit corona u morën nga 748 qytetarë në Bujanoc, ndërsa vetëm doza e parë të vakcinës e kanë marë 1381 banorë të komunës, u tha në Qendrën Shëndetësore.

Qendra shëndetësore e Bujanocit deklaroi se vaksinimi i personave të palëvizshëm u krye dje në terren, ndërsa vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdoi në pikën e imunizimit në Fakultetin Ekonomik.

Shumica e njerëzve nga Bujanoci ishin imunizuar me vaksinën kineze (Sinofarm) ndërsa Qendra shëndetësore ishte furnizuar më parë me vaksinën Ruse (Sputnik V), si dhe Feiser, një prodhues Amerikano-Gjerman.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues