Arkiva e lajmeve
                   

Dorëzimi i aplikimeve për ndarjen e subvencioneve ndërrmarrjeve private në vitin 2012 në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

18. tetor 2012.

Shërbimi i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbis për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka shpallur Konkurs për ndarjen e subvencioneve për ndërrmarrjet private në vitin 2012 në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mjetet me vlerë prej 40 milion dinarëve u destinohen ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve dhe kooperativave (shitoreve) në këto tri komuna.

Mbështetje teknike për përgaditjen e dokumentacionit do të jep Oda Ekonomike e Sërbisë dhe Oda Ekonomike regjionale nga Leskoci.Përderisa zgjat konkursi, për ndihmë teknike rreth plotsimit të folmularëve, informacionet mund të mirren në Odën Ekonomike të Sërbisë në numrin e telefonit : 011/33 00 989 ose në adresën elektronike: msp@pks.rs dhe Odën Ekonomike regjionale Leskoc në numrin e telefonit: 016/25 00 11 ose në adresën elektronike: kabinet@rpkle.rs.

Prej 22. – 25.Tetor 2012. dhe 29.Tetor 2012. ndihma teknike rreth plotsimit të formularëve mund të mirret edhe në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës:

  • komuna e Bujanocit – Agjensioni për zhvillim i Bujanocit dhe Preshevës (Shtëpia e kulturës)
  • komuna e Preshevës – Agjensioni për zhvillim i Bujanocit dhe Preshevës (Shtëpia e kulturës)
  • komuna e Medvegjës –  Shtëpia e kulturës

Konkursi është i hapur prej 15. Tetorit deri më 5. Nëntor 2012.

Dokumentet për konkurs (përmbajtja e konkursit,udhëzimet për plotësimin e formularit,formulari për paraqitjen e projekt propozimit, deklarata mbi pajtimin me kushtet nga ftesa dhe formulari i shpenzimeve me strukturën e bashkëfinansimit ) jan të publikuara në internet faqet e trupit Koordinues (www.kt.gov.rs), komunës Bujanocit (www.bujanovac.rs) komunës Medvegjës (www.medvedja.org.rs), në tabelat e shpalljeve në komunën e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës, në zyrat për zhvillim ekonomik lokal dhe në zyret e Shërbimit të trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc.

Ftojm të interesuarit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të konkurojn për ndarjen e subvencioneve.

Prezentimin e projektit mund ta merrni në këtë link