Arkiva e lajmeve
                   

DONACIONI PËR INSTITUCIONIN PARASHKOLLOR NË PRESHEVË

27. maj 2016.

PRESHEVË-Në institucionin parashkollor në Preshevë, dje është mbajtur pranimdorëzimi i donacionit të cilën e mundësoj Fondacioni për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Grupin 484.

Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Mihajlo Çollak, drejtori egzekutiv i Grupit 484, Vlladimir Petronijeviq, drejtoresha e institucionit parashkollor Sinavere Shaqiri, Xhelal Memeti dhe deputeti popullor Riza Halimi.

Vlera e përgjithshme e donacionit me lodëra, materialeve didaktike si dhe pasijeve për institucionin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, është 1,812,258.40 dinarë.

Donacioni është realizuar në kuadër të projektit Fondacioni për Shoqëri të Hapur të Serbisë “Avansimi i politikave emigruese në Serbi dhe në vendet e Ballkanit Perendimor”, realizimin në këtë segment e ka kryer Grupi 484.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues