Arkiva e lajmeve
                   

Donacion tjetër i Ministrisë së bujqësisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

17. mars 2009.

Ministi i bujqësisë, pylltarisë dhe i ekonomisë së ujërave, Sasha Dragin dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq, vizituan më 17 mars Bujanocin me q’rast dhuruan donacione në fidane për distribucion të mëtutjeshëm për komunat e Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës. Në magazinën e Bujanocit u dorëzuan 11 tonelatë elb, 6 tonelatë tërshërë si dhe më tepër se 1 tonelatë misër. Gjithashtu u dorëyuan 10.000 fidane të hardhisë së rrushit, 4.900 fidane të pemëve (mollë, dardhë, vishnje, qershi, kumbulla) si dhe 210 paketa familjare të perimeve të ndryshme. Prodhuesit nga të cilët është grumbulluar materiali bujqësorë që t’u mundësohet dhe t’u lehtësohet puna e fshatarëve, janë: ,,Plan product d.o.o.’’ (Trstenik), ,,Tehnoprodukt’’ (Velika Drenova), ,,I.P.M. Milutovac’’ (Milutovac), ,,Kalem loza 007’’ dhe ,,P.R. Boshkoviq’’ (Konjuh), ,,Agroseme-Panonija’’ (Subotica), ,,Agrokop’’ (Novi Sad), ,,Banat-Seme’’ (Zrenjanin), ,,Hibrid’’, ,,PKB Korporacija-Padinska Skela’’ Reva dva d.o.o.’’ (Beograd), ,,PIK Becej’’ (Becej), ,,Agrobacka’’ (Backa Topola), ,,Institut za povrtarstvo (Smederevska Palanka),  Institut za vocarstvo (Cacak), rasadnik ,,Kacarevic’’ (Topola) dhe ,,Milutovac (milutovac). Transportuesit e këtijë materiali donues janë: ,,Semenarstvo’’ (Novi Sad), ,,Bojoni’’ (Beograd) dhe ,,I.P.M. Milutovac’’ (Milutovac).