Arkiva e lajmeve
                   

DOGANIERTËT KANË NDALUAR KONTRABANDIMIN E MISHIT TË PULËS NGA KOSOVA DHE METOHIA

22. shtator 2014.

Doganierët në afërsi të pikës kontrolluese me AP Kosovës dhe Metohisë kanë arritur që të ndalojnë kontrabandimin e 180 kg të mishit të ngrirë të pulës, të ardhur nga Amerika. Administrata doganore ka njoftuar se doganierët me një kontrollë të detajuar në rrugën Lluçan – Bujanoc, në bashkëpunim me pjesëtarët e xhandarmerisë, kanë vendosur që të ndalojnë automobilin e tipit „golf 2”, me targa të Bujanocit, të cilin e drejtonte shtetasi i Serbisë i nacionalitetit shqiptar. Vozitësi është pyetur se çka ka për të deklaruar për kontrollin e jashtzakonshëm doganor, është përgjigjur se ka „pak“ butka pule për nevoja të veta.

Pastaj është bërë kontrollë e detajuar e veturës, ku dhe është konstatuar se në automobil gjenden 12 pako nga 15 kilogram të mishit të ngrirë të pulës. Pakot me butka pule ishin të shpërndara në të gjithë automobilin në bagazh, në ulësen e fundit të mbuluara me batani, si dhe përpara ulesës së parë. Në pakot është parë se është mish i pulës i ardhur nga Amerika me afat të paskaduar.

Pas zbulimit të kësaj sasie, vozitësi ka deklaruar se mishin e kishte blerë në fshatin Dobrosin nga personi i panjohur, i cili këtë mall e kishte transportuar më parë me kamion nga fshati në fjalë. Për këtë sasi malli vozitësi nuk ka poseduar asnjë dokumentacion të duhur. Mishi menjëherë i’u është  dorëzuar ispekcionit të veterinarisë dhe kundër 63 vjeçarit është nisur procedurë për kundërvatje.

Administrata doganore rikujton se në fund të shkurtit të këtij viti në pikën kufitare Gradina, një shtetas i Serbisë është ndaluar duke tentuar që nga Bullgaria të kontrabandojë 48 kilogram mish të cilin e kishte fshehur në rezervuarin për benzin, ndërsa vetura funksiononte me gaz.   

Më askend në jug të Serbisë nuk e habit lajmi kur policia ndalon kontrabandues të mishit të pulës. Kontrabandimi i mishit nga Kosova dhe Metohia është bërë biznes serioz në vitin 2000, kur krahina është vendosur në protektorat të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas rregullave, malli i cili më së shpeshti në Bujanoc arrin përmes malit në mes të Serbisë dhe Kosovës e Metohisë, ku kontrabanduesit kanë bërë rrugë të improvizuara. Mishi transportohet me furgona deri në Bujanoc, ku shkarkohet dhe pastaj vazhdohet të shpërndahet. Në këtë qytet çmimi me pakicë i mishit të pulës nga Kosova dhe Metohia është në mes të 1,2 dhe 1,4 eurove, çka është shumë më i vogël në dallim të çmimit të këtij mishi në Serbi, ndërsa pako prej 18 kilogramëve të mishit mesatarisht kushton 16 euro.

Rrjeti kontrabandues është jashtzakonisht mirë i zhvilluar, ndërsa sa është kjo punë fitimprurëse tregojn të dhënurat se në Kosovë dhe Metohi, mishi është deri në tri herë më i lirë në dallim në pjesët tjera të Serbisë, ku në një tur prej disa tonelatave kontrabanduesit ndajnë dhjetra mijëra euro. Në jug të Serbisë, në rrethin e Pçinjës, sipas njohurive jozyrtare, mesatarisht sekuestrohen rreth 16.000 kilogram mish pa deklarim të duhur. Më së shumti misht të kontrabanduar ka pasur në Bujanoc dhe rrethinë.

Të njoftuarit thonë se mishi i pulës në Kosovë dhe Metohi, vjen nga porti i Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mishi i derrit dhe i lopës nga Argjentina dhe Brazili. Ky mish është bakterilogjikisht jo i rregullt, sepse shumë herë është ngrirë dhe shkrirë.

Sipas të dhënurave jozyrtare, Gjilani është qendra e tregëtisë ilegale. Në këtë qytetet të Kosovës, mishi pa deklarim arrin përmes portit të Malit të Zi. Nga atje përmes vijës poroze administrative transportohet në Serbi. Ndërsa nga kjo të gjithë përfitojnë mirë në zinxhirin kontrabandues. Zakonisht kjo është 5 përqind nga përqindja e mallit, por ka edhe nga ata të cilët punojnë për pagë prej 500 euro në muaj. Në punë janë të aktivizuar të gjithë – edhe shqiptarët edhe serbët, si dhe disa persona nga policia dhe nga shërbimi doganor.

Burimi: Vesti, Dnevnik dhe Trupi Koordinues