Arkiva e lajmeve
                   

DOGANIERËT NË NJË ÇANTË KANË ZBULUAR MË SHUMË SE 90.000 EURO

28. prill 2015.

Preshevë - Në vendkalimin kufitar të Preshevës doganierët kanë zbuluar më shumë se 90.000 euro, të fshehura në një çantë dore për femra, për të cilën nuk ka pasë dokument për origjinën e tyre, prej të cilës shumë janë konfiskuar më shumë se 70.000 euro, njofton Administrata Doganore.

Paratë janë zbuluar gjatë kontrollimit detal të veturës së tipit “Huydai“, me targa të Turqisë, me të cilin udhëtonte çifti holandez nga Turqia përmes Maqedonisë, në drejtim të Holandës. Ata këto 92.400 euro, për të cilat të holla nuk kanë pasur asnjë vërtetitm rreth origjinës së tyre, i kishin fshehur në çantën për femra, e cila ishte në ulësen e fundit në mes sendeve të shumëta personale. Secilit prej tyre i’u është kthyer shuma e lejuar prej 10.000 eurove, ndërsa 72.400 euro të mbetura janë ndaluar përkohësisht, thuhet në komunikatë.

Nga Administrata Doganore rikujtojnë se udhëtarët janë të detyruar që kur të dalin apo hyn në Serbi, t’a paraqesin secilën shumë e cila është më e madhe se shuma e lejuar, në mënyrë që të marrin vërtetimin, me të cilin vërtetim mund të dalin pa u penguar nga vendi.

Nga Serbia mund lirisht të transportohet shuma prej 10.000 eurove, ndëra më shumë se kaq mund të bartin vetëm shtetasit e huaj me vendbanim në diasporë dhe shtetasit vendor të cilët në bazë të lejës së vendqëndrimit apo vizave të punës, qëndrojnë në diasporë më shumë se prej një viti, thuhet në komunikatë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues