Arkiva e lajmeve
                   

DITËT E BLETARISË: MJALTI NË BUJANOC I SHTRENJTË POR KUALITATIV

17. dhjetor 2019.

Bujanoc - Manifestimi "Ditët e Bletarisë" u hap në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, e organizuar nga pushteti vendor dhe Shoqata e Bletarëve Apikula, dhe mblodhi rreth njëzet ekspozues.

Zoran Aleksiq thotë se bletarja e tij ka qenë pjesë e traditës në Levosojë për 40 vjet.

"Përveç mjaltit, prodhojmë edhe propolis, si dhe mjaltë me shtesa bimore të destinuara kryesisht për imunitet ose kundër bronhitit. Ne jemi këtu për të shkëmbyer përvoja, për të parë kush ka diçka për të ofruar", tha Aleksiq.

Mjalti në Bujanoc është i një cilësie të lartë, por gjithashtu edhe më i shtrenjtë se në pjesët e tjera të Serbisë, thotë Predrag Markoviq i Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal të Vendeve në Rajon.

"Megjithë problemeve të shumta, bletaria në Bujanoc ka një perspektivë sepse bletarët vendas kanë filluar të marrin subvencione", thotë Markoviq.

Ngjarja u ndihmua nga organizata gjermane GIZ dhe Grupi i Përhershëm i Zhvillimit Rural dhe Rajonal.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues