Arkiva e lajmeve
                   

DITA NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË VRANJË

11. dhjetor 2013.

Vranjë - Me një varg aktivitetesh dje në Vranjë është shënuar 10. Dhjetori dita Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në kuadër të fushtës “Mi – Tu”. Ky aktivitet ka pasur për qëllim vendosjen e tvolinave informuese me informatat për mënyrën se si qytetarët mund të ushtërojn të drejtat e tyre, dhe e gjithë kjo ka filluar me një konferenc për media në Qendrën për zhvillimin e shërbimeve lokale dhe  mirëqenie sociale.

Në këtë konfernec për mediat dhe për përfaqsuesit e institucioneve lokale kanë folur Maja Mitiq, avokate popullore e qytetit të Vranjës, Gordana Ristiq përfaqsuese e “Gjeneratorit” i Stanka Milosheviq pedagog me qëndrim ditorë në Qendrën për ndihmën e shërbimeve lokale dhe të mirëqenies sociale.

Avokatja popullore lokale e qytetit të Vranjës ka folur rreth respektimit të të drejtave të pakicave dhe për mekanizmat mbrojtës të këtyre të drejtave. Ndërsa Gordana Ristiq ka prezantuar rezultetet e një mini hulumtimi i cili është bërë në kuadër të fushatës “ Mi – Tu” në muajt e kaluar, hulumtim i cili është realizuar ndermjet nxënësve të shkollave të mesme ne rrethin e Pçinjës dhe sipas qëndrimeve të tyre në grupe të pakicave dhe grupe te diskriminuara.

Rezltatet e këtij hulumtimi tregojnë se ne Jugun e Serbisë është i nevojshëm një aktivitet më i gjerë i cili do të ndikoj në vetëdijsimin e qytetarëve për të drejtat e grupeve të pakicave.

Në këtë hulumtim janë përfshirë qyteti i Vranjës dhe komunat Vlladiçin Han, Bujanoc dhe Preshevë. Në këtë hulumtim kanë marë pjesë gjithsejt 27 veta prej të cilëve 18 kanë qenë të gjinis mashkullore dhe 9 të gjinis femrore, e prej të cilëve 21 pjesmarrës kanë qenë të komunitetit sërb ndërsa 6 kanë qenë të komunitetit shqipëtar. Pikpamjet e kësaj grupe kanë të bëjnë me grupet e pakicave dhe grupet te cilat janë të diskriminuara në shoqëri, siç janë pjestarët e nacionaliteteve tjera, pjestarët e feve dhe orjentimit seksual, personat me aftësi të kufizuara dhe femrat.

Të rinjët në përgjithsi janë të pajtimit se të gjithë njerzit që jetojnë në të njejtin vend duhet të kenë të drejtat e barabarta. Mirpo është shumë specifike sa i përket mardhënijeve të pakicave dhe definicionit të popullit shumicë, për shkak se shumica në nivel shteti ndryshon kur është në pyetje shumica në nivelin lokal, siç është rasti me Bujanocin dhe Preshevën ku shqiptarët janë shumicë.

Ashtu që të rinjët nga Vranja dhe Vlladiçin Hani në rend të parë i vendosin romët si pakic kombëtare, duke vënë në dukje kulturën dhe izolimin e tyre në shoqëri e pas tyre vinë shqipëtarët për të cilët nuk kanë asnjë mendim negativ. Shumica e të rinjëve janë të njejtit mendim se homoseksualizmi nuk është smundje, dhe se për këtë grup të personave nuk ka më shumë mendime negative. Edhe pse të rinjët pajtohen se sikur mashkujt edhe femrat mundë te kryejn në mënyrë të njejtë punët e caktuara, në mes te anketuarve është vrejtur një dominim i madhë kur është në pyetje gjinia. Të gjithë të anketuarit janë të mendimit se shoqëria, institucionet dhe individët duhet të punojnë më shumë në mënyr që të letsojn jetesën dhe tu mundsojnë kushte të punës personave me aftësi të kufizuara.

Tavolinat informuese (mobile) me materialin promovues të institucioneve shtetërore si ( Komisionerit për mbrojetjen e barazis gjinore, Ombucmanit), organizatave joqeveritare ( SOS telefoni për viktimat e dhunës, ndihma juridike pa pages) por edhe të institucioneve lokale të cilat punojn me grupet e pakicave ( policija, Zyra për pyetjet e romëve) do të vendosen në Qendrën për mbrojtje sociale, Qendrën për ofrimin e ndihmës lokale dhe mbrojtjes sociale, Shtëpin e shëndetit, në shkollën teknologjiko kimike, në Zyrën e obucmanit lokal të qytetit të Vranjës, në Qendrën e shërbimit, në Zyrën për pyetje të romëve dhe në ndertesën administrative të Qendrës parashkollore “Fëmija Ynë”

Dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është shënuar me aktivitet rrugor në zonën e këmbësorëve në bashkëpunim me Organizatën studentore e të hendikepuarve nga Beogradi. Në aktivitetin rrugor qytetarët dhe qytetaret e Vranjës kanë pasur mundësin të përjetojnë përvojat e përditshme të personave me aftësi të kufizuara.

Aktiviteti për shënimin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut realizohet në bashkpunim me ekipin lokal të profesionalizuar nga institucionet dhe organizatat të cilat punojn me pakicat në Vranjë, dhe mbështetjes së Organizatës studntore të të hendikepuarve nga Beogradi.

Fushata “ Mi – Tu”realizohet në kuadër të projektit “Më Tradhëto” të cilin e ralizon “Gjeneratori”ndërsa e financon Delegacioni i Bashkimit Evropian në Sërbi në kuadër të programit E I D H R.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues.