Arkiva e lajmeve
                   

DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

12. dhjetor 2022.

Beograd - Ministria për të Drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe Dialogu social, në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Serbi dhe Misionin e OSBE-së në Serbi dhe nën kujdesin e Ana Brnabiq, kryeministre e Republikës së Serbisë, organizuan kremtimin e  Ditës ndërkombëtare  të Drejtave të njeriut, nën sloganin "Që askush të mos anashkalohet – në kuadër të shënimit të  75 vjetorit  të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut".

Danijela Nenadiq ud. e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mori pjesë në këtë ngjarje.

Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut festohet më 10 dhjetor, ditën kur Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut në vitin 1948.

Deklarata Universale e të drejtave të njeriut është akti dhe instrumenti i parë dhe më i rëndësishëm ndërkombëtar, gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Burimi: Shërbimi i Trupit koordinues