Arkiva e lajmeve
                   

DITA E DYERVE TË HAPURA: EMIGRANTËT DHE VOLEJBOLLISTËT E BUJANOCIT NË TURNEUN MIQËSOR

27. nëntor 2018.

Bujanoc – Në Salla e Sporteve në Bujanoc është luajtur një turne miqësor në volejboll në mes volejbollistëve dhe volejbollisteve klubit BSK dhe emigrantëve strehuar në një qendër pritjeje në këtë qytet.

Kryetari i Klubit Volejbollistik BSK  Slavisa Joviq tha se ky turne i quajtur "Ditët e dyerve të hapura" kur të gjithë të interesuar në volejboll mund të vijnë dhe të provojnë të ushtrojnë në këtë sport.

"Ne kemi ftuar të gjithë emigrantët të vijnë dhe të ushtrojnë volejboll. I ftuam ata pikërisht që të vijnë dhe të shoqërohemi, dhe pastaj edhe për të luajtur volejboll. Unë jam i kënaqur që ne kemi pritur sot dhe se jemi treguar se jemi mikpritës të mirë dhe njerëz sikur edhe ata. Unë besoj se do të ketë më shumë veprime të tilla, do të doja të isha kështu”, tha Joviq.

Ai vuri në dukje se që nga ardhja e emigrantëve në Bujanoc dera e klubit është e hapur për të gjithë ata që duan të ushtrojnë volejboll, dhe së bashku me volejbollistet lokale ushtron për disa kohë edhe vajza nga qendra e pranimit.

Marija Cvetanovićqnga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM) tha se emigrantët dhe emigrantet e reja nga qendra e pritjes në Bujanoc janë shumë të interesuar në sport.

"Ka pasur shumë interesim në turneun e volejbollit, si dhe për një turne të mbajtur më parë në një lojë të vogël futbolli. Ne do të vazhdojmë që me bashkëpunim me klubet lokale t`ia ofrojmë mundësinë që të merren me sport", tha Cvetanoviq.

Turneu u zhvillua në kuadër të Bashkimit Evropian për Mbështetjen e Menaxhimit të Emigracionit në Republikën e Serbisë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues