Arkiva e lajmeve
                   

DISKUTIM PUBLIK PËR PROPOZIM PROGRAMIN MBI REFORMËN E SISTEMIT TË QEVERISJES LOKALE NË REPUBLIKËN E SËRBISË ME PLANIN E AKCIONAL PËR PERIUDHËN NGA VITI 2021 DERI MË 2023

3. mars 2021.

Ministria e pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale është duke e realizuar një debat publik mbi Propozim  programin për Reformën e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Serbisë me Planin akcional për periudhën 2021-2023. vjet

Debati publik mbi Propozimin e Programit do të mbahet në periudhën nga 1 deri më 22 Mars të vitit 2021.

Ministria fton përfaqësuesit e organeve shtetërore kompetente, organet e Krahinave Autonome, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, ekspertët në këtë fushë, sektorin e biznesit dhe civil, sektorin joqeveritar, komunitetin akademik, si dhe palët e tjera të interesuara të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin komente, sugjerime dhe propozime.

Gjatë kohëzgjatjes së diskutimit publik, vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet mund të paraqiten në Ministrinë e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale me e-mail jelena.tomasevic@mduls.gov.rsose me postë në adresën: Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, Birçaninova 6, 11000 Beograd - me një shënim në zarf "Propozimi i programit për reformën e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Serbisë me Planin akcional për periudhën 2021-2023. vjet

Përveç komenteve të dërguara Ministrisë me shkrim, dy takime në internet do të mbahen brenda debatit publik, në 10 Mars dhe 17 Mars 2021, të dyja duke filluar në orën 12. Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar duhet të paraqitën në adresën e postës elektronike jelena.tomasevic@mduls.gov.rsjo më vonë se dy ditë para takimit në mënyrë që të dhënat e tyre të paraqiten në kohën e duhur.

Pas përfundimit të debatit publik, Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale do të analizojë të gjitha vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në dëgjimin publik dhe do të bëjë një raport mbi debatin publik brenda 15 ditëve nga përfundimi i debatit publik, dmth. jo më vonë se shtatë ditë para dorëzimit në Qeveri për shqyrtim dhe vendimmarrje,  raporti do të publikohet në faqen e internetit të Ministrisë së administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale dhe në portalin e-administrata.

  Dokumenti i cili përfaqëson Propozim programin për reforma në sistemin lokal në Republikën e Sërbisë, Propozim plani-akcional për periudhën 2021-2023 dhe konkluzionin mbi realizimin e diskutimit publik është në dispozicion në:  mduls.gov.rs

Burimi: mduls.gov.rs dhe Trupi koordinues