Arkiva e lajmeve
                   

DISKRIMINIMI, ROMOFOBIA DHE HOMOFOBIA

27. shkurt 2014.

Leskovac – Parlamenti i nxënësve të shkollës së mesme medicinale në Leskoc dhe  „Qendra e Edukimit“ kanë organizuar tribunë me emrin „Diskriminimi: romofobia dhe homofobia“.

Parlamenti i nxënësve të shkollës medicinale në prill të vitit 2013, iu është bashkuar projektit „Qendrës së Edukimit” me emrin „Parlamenti i nxënësve të bashkuar në promovimin e drejtave të njeriut”.

Projektin e financon Delegacioni i UE-së në Republikën e Serbisë, në kuadër të programit EIDHR dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit.

Përmes aktiviteteve sëbashku me 16 nxënës tjerë të parlamentit të shkollave të mesme të Rethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, parlamenti do të punoj në promovimin dhe vëzhgimin e gjendjes së drejtave të njeriut në shkollë.

Kjo tribunë është pjesë e aktiviteteve të tilla dhe qëllimi i saj është që përfaqësuesve të parlamentit të nxënësve dhe menaxherëve të shkollave t’i mundësoj hapësirë për diskutim rreth çështjeve që kanë të bëjn me romofobinë dhe homoboninë në mes nxënësve në territorin e jugut të Serbisë, gjithashtu do të jenë prezent edhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe sektorit civil.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues