Arkiva e lajmeve
                   

DIGJITALIMI I KUVENDIT TË KOMUNËS SË BUJANOCËS

18. prill 2019.

Bujanoc – Projekti i digjiitalizimi të Kuvendit të Bujanocit do ta financoj  Ministria e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale me 4.7 milionë dinarë , ndërsa instalimin e sistemit digjiital do të përfundojë në fillim të qershorit, është kumtuar nga kabineti i kryetarit të komunës.

Numërimi duke numëruar duart ngritura gjatë votimit dhe foltorja e kuvendit nga muaji qershor do të kalojnë në histori,  sepse konfirmimi i kuoruimit dhe votimi bëhet nëpërmjet kartave dhe njësitë elektronike, ndërsa kështillatët do të mund ta marrin fjalën nga vendi i tyre njejtë sikur në Kuvendin Popullor të Serbisë.

Me statutin e ri, i cili është në pritje të miratimit nga Ministria përkatëse, sistemin e digjitalizuar do të, sipas kreut të kabinetit Rahim Salihi, paradalojë edhe debatet e furishme.

"Kryetari i Kuvendit, në përputhje me statutin e ri dhe përmes digjitalizimit të sistemit përfundimisht mund t`ia marrë fjalën këshilltarit,  kështu që fjalimet  prej 20 ose më shumë minuta të pamundësohen, si dhe diskutimi i disa orë para miratimit të rendit të ditës", tha Salihi.

Ai tha se digjitalizimit do të ndihmojë që Kunvendit ta kthejë një vend ku punohet në mënyrë efektive, dhe koha rrespektohet edhe nga këshilltarët dhe qytetarët.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues