Arkiva e lajmeve
                   

Dhjetë student e zgjedhur për praktik gjashtë mujore në organet shtetrore

11. nëntor 2011.

Beograd - Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave, të qeverisjes dhe vetqeverisjes lokale njëherit edhe  kryetar i trupit Koordinues të Qeveris së Republikës Sërbis për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Milan Markoviq ka pranuar në Palatin e Sërbis dhjetë të ri pjestar të pakicave nacionale dhe ka lajmruar fillimin e punës së tyre gjashtë mujore në katër organe shtetrore. Në pjesmarje ishte zavendës shefit i Misionit të OSBE-së në Sërbi Tomasa Mura dhe zavendësi i ambasadorit të Britanis Madhe Dejvida Mekfarlena, Markoviq ka theksuar se qëllimi i programit është rritja e aktiviteteve për pjesmarrje të pakicave nacionale, përkatsisht pjesmarrjes të komuniteteve  rom, boshnjak dhe shqiptar, në jeten publike dhe kycjen e tyre në organet institucionale, praktikant kanë mundësin që nga afër të njoftohen me punën në administratën shtetrore dhe atë në institucionet më të larta për ushtrimin kolektiv për drejtat e pakicave. Markoviq ka shtuar se qëllimi dhe përshtypja e kandidatve të ri të pakicave kombëtare është qe të konkurojn për venda të punës  ne administratën shtetrore të Sërbis.

Programi i praktikatve të ri i pjestarve të pakicave nacionale në institucionet shtetrore të Sërbis është projekt i përbashkët me Ministrin për drejtat e njeriut dhe pakicave, të qeverisjes dhe vetëqeverisjes lokale dhe Misioni i OSBE-së në mbështetjen finasiare të amasadës së Britanis Madhe në Sërbi.

Në administratën për drejtat e njeriut dhe pakicave, dhetë studentët e zgjedhur do të mbajn praktik edhe ne Ministrin e arsimit dhe shkencave, në Ministri të kulturës, informacionit dhe informacionit shoqror, si dhe në trupin Koordinus të Qeveris së Sërbis për komunat Preshev, Bujanoc dhe Medvegj.

"Në baze të intervistës janë zgjedhur dhjetë kandidat prej të cilve presim të arrin dituri dhe aftësi të reja të cilat do ti ndihmojn  për të gjetur punë. Pakicat nacionale duhen të kuptojn nëpërmes shembujve që i kanë dyert e hapura dhe ndima e tyre në shoqri është e mirseardhur dhe e mirpritur", ka thënë Markoviq. Për pjestarët e pakicave nacionale shqiptare do ti sigurohet edhe kursi i gjuhës Serbe. Të mirseardhur janë studentet e Vrajës, Presheves, Bujanocit, Novi Pazarit, Nishit... përfaqsuesi i OSBE-së Mur ka thënë se Sërbija duhet të nderohet nepermjet këtyre projekteve. Projekti është në vazhdimsi nga viti i kalum pilot-projekti i cili ka qenë bartës Misioni i OSBE-së nëpërmjet cilit kanë kaluar edhe gjashtë Shqiptar, kurse këtë vit konkursi ka qenë i hapur edhe për Boshnjakët dhe Romtët.